Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
PD me fakte të reja për vëllain e Xhafajt: Jo vetëm ndryshoi ligjin, ministri e ndihmoi edhe me një tjetër formë, e implikuar edhe Arta Marku
Partia Demokratike publikon fakte të reja lidhur me dosjen e Agron Xhafajt, vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, si një person i dënuar me 7.2 vjet burg në Itali me një vendim të formës së prerë.
Sipas PD, Agron Xhafaj ka përfituar duke patur imunitet dhe mbështetje të plotë nga i vëllai ministër dhe sot është i lirë, pavarësisht vendimit nga drejtësia Italiane.
Pas denoncimit se Xhafaj ndryshoi Kodin e Procedurës Penale kur ishte kryetar i Komisionit të Ligjeve, PD thekson sot se ministri e ka ndihmuar vëllain edhe me një formë tjetër, duke shmangur zbatimin e ligjit për antimafian.
Sipas PD, e përfaqësuar nga Enkeled Alibeja dhe këshilltari Gazmend Bardhi, e implikuar është edhe kryeprokurorja e përgjithshme e përkohshme, Arta Marku.
Deklarata e plotë:
PD: XHAFAJ FALSIFIKOI LIGJIN PËR TË NDIHMUAR TË VËLLAIN
PD: XHAFAJ I KA SIGURUAR PAPREKSHËMRINË DHE IMUNITET LIGJOR VËLLAIT TË TIJ
Fatmir Xhafaj hesht. Ai nuk përgjigjet për falsifikimin dhe trafikimin e këtij neni. Ai nuk përgjigjet për miratimin e një ligji që është në kundërshtim me Konventën Europiane të Ekstradimeve.
Fatmir Xhafaj ka detyrimin ligjor t’i shpjegojë shqiptarëve se përse nuk vepron ligji ndaj vëllait të tij?
Përse Agron Xhafaj ka imunitet mbi ligjin?
Pse nuk ekzekutohet vendimi i dënimit të tij, me 7 vjet e 2 muaj burgim?
Pse nuk vepron Policia e Shtetit?
Pse është degdisur Operacioni “Forca e Ligjit” në operacionin “Forca e Agronit”?
Si i falsifikoi Xhafaj dokumentet zyrtare për të siguruar që i vëllai t’i shpëtojë drejtësisë?
Përgjigjet e këtyre pyetjeve, të cilat Fatmir Xhafaj nuk i jep dot, provojnë sesi e përdorë ai pozicionin e Ministrit të Brendshëm dhe të Kryetarit të Komisionit të Ligjeve për të mbrojtur të vëllain e dënuar për trafik ndërkombëtar droge.
Vetë Ministri italian i Drejtësisë vetëm 6 muaj më parë, kërkoi që vendimet e dënimit të dhëna në mungesë, duhet të ekzekutohen, dhe se Italia nuk jep garanci për rishikim të vendimit kur personit të dënuar i është garantuar e gjithë e drejta e mbrojtjes.
Heshtjes së Fatmir Xhafajt, ka vendosur t’i bashkohet edhe Arta Marku. Faktet dhe provat që tregojnë se Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka kryer veprën penale të korrupsionit të zyrtarëve të lartë publikë dhe të falsifikimit të dokumenteve zyrtare, janë përpara syve të çdo shqiptari.
E vetmja që ka vendosur të mos i shohë është Arta Marku. Dhe kjo për një arsye të thjeshtë: ajo është vendosur aty nga Edi Rama, në shkelje të Kushtetutës dhe pa veting, pikërisht për të garantuar mbrojtjen e korrupsionit të qeverisë Rama.
Të dy Fatmir Xhafaj dhe Arta Marku janë të angazhuar edhe në një shkeljë tjetër flagrane të ligjit të cilën jua prezantojmë më poshtë:
Më 7 Nëntor 2017, Ministri i Brendshëm në një aktivitet publik për prezantimin e Operacionit Forca e Ligjit, deklaroi angazhimin që t’i shpallet luftë krimit të organizuar dhe pasurive të tij.
Shumë shpejt do të prodhojmë rezultate sinjifikative në identifikimin dhe goditjen e anëtarëve, drejtuesve dhe ASETEVE, kudo qofshin të fshehura, të individëve apo organizatave kriminale.
E për këtë mjaft të shohësh veprat penale të kryera apo lidhjet ndërvepruese që kanë ndërtuar, PIKË-TAKIMET APO LIDHJET E TYRE ME NJERËZ TË PUSHTETIT apo me mekanizmat ndërmjetës të tyre si dhe ASETET që kanë krijuar, jo për një muaj dhe as për një vit, por për vite tëra.”.]
Sot e pyesim Fatmir Xhafajn: Cilat janë pikëtakimet apo lidhjet e Agron Xhafajt me njerëz të pushtetit?
A vlen angazhimi i Fatmir Xhafajt për të goditur pasuritë e organizatave kriminale edhe për vëllain e tij?
- A e ka përfshirë Fatmir Xhafaj vëllain e tij Agron Xhafaj në listën e personave me rekorde kriminale pasuritë e të cilëve duhet të verifikohen?
- A është skeduar dhe nën vëzhgim nga Policia e Shtetit Agron Xhafaj dhe aktiviteti i tij ekonomik, për shkak të aktivitetit të tij të mëparshëm kriminal në trafikun e drogës?
- A ka operacioni “Forca e Ligjit” efekt mbi pasurinë e vëllait të Ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj të dënuar për trafik droge, apo ai është i paprekshëm sa kohë Ministër i Brendshëm dhe drejtues i operacionit është Fatmir Xhafaj?
- A gënjeu Fatmir Xhafaj kur tha se as ai dhe as familjarët e tij nuk janë mbi ligjin, dhe se ai nuk ka asnjë pushtet për të ndikuar mbi këtë çështje?
sot do provojmë përpara jush, se falsifikimi i ligjit, për llogari të vëllait të dënuar për trafik droge, me qëllim që ai t’i shpëtojë drejtësisë, nuk është ndihma e vetme që Fatmir Xhafaj i ka dhënë vëllait të tij.
Mos-ekzekutimi i vendimit të dënimit të Agron Xhafaj, nuk është akti i vetëm sesi Fatmir Xhafaj po ndihmon vëllain që t’i shpëtojë drejtësisë.
Ne sot do ju provojmë se Fatmir Xhafaj nuk zbaton ligjin shqiptar antimafia ndaj vëllait të tij, dhe se përdor funksionin si Ministër i Brendshëm për t’i dhënë imunitet dhe paprekshmëri vëllait të dënuar për trafik ndërkombëtar droge.
PD: AGRON XHAFAJ ËSHTË SUBJEKT I LIGJIT ANTIMAFIA
- PD: PSE NUK VEPRON LIGJI ANTIMAFIA NDAJ VËLLAIT TË FATMIR XHAFAJT?
- PD: PSE NUK VEPRON POLICIA E SHTETIT?
- PD: FATMIR XHAFAJ ËSHTË VETË SUBJEKT I LIGJIT ANTIMAFIA
- PD: FAMILJA “XHAFAJ” KA IMUNITET NDAJ LIGJIT
Sipas ligjit nr. 10192, datë 3.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i njohur publikisht si LIGJI ANTIMAFIA, Agron Xhafaj është subjekt, ndaj të cilit duhet të zbatohen masat ndaluese.
Ligji Antimafia ka për qëllim konfiskimin e pasurisë së personave, të cilët kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik, si rezultat i veprimtarisë së dyshuar kriminale, me qëllim parandalimin dhe goditjen ndaj krimit të organizuar dhe trafikuesve të lëndëve narkotike,
Subjekt i këtij ligji është çdo person për të cilin ka indicie se:
- a) është pjesëmarrës apo ka kryer krime në kuadër të një organizate kriminale;
- b) ka kryer krime që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike.
Për rastin e Agron Xhafaj, jo vetëm që ka indicie për kryerjen e këtyre krimeve, por ky fakt është i provuar nga vendimet e drejtësisë italiane.
Agron Xhafaj është dënuar me 7 vjet e 2 muaj burgim:
- Për pjesëmarrje në grup kriminal që kishte për synim trafikun ndërkombëtar Shqipërisë, Italisë, Polonisë dhe SHBA, ku Agron Xhafaj kishte rolin e furnizuesit të grupit kriminal me heroinë.
- Për drejtimin e një rrjeti të shpërndarësve të lëndëve narkotike heroinë, kokainë, hashash në Bolonja.
- Për bashkëpunim në transportimin nga Shqipëria në Itali të lëndëve narkotike të llojit heroinë, kokainë dhe kanabis.
- Për bashkëpunim me persona të tjerë, për mbajtjen në mënyrë të paligjshme, dhënien dhe marrjen e lëndëve narkotike.
Pyetja që shtrohet sot është: A e ka zbatuar Ligjin Antimafia Ministri i Brendshëm në rastin e Agron Xhafajt?
A ka vepruar Policia e Shtetit? A ka vepruar prokuroria?
Ligji Antimafia i detyron këto tre institucione që të marrin masa parandaluese ndaj Agron Xhafajt dhe rrethit të tij familjar, nëpërmjet sekuestrimit të pasurive, veprimtarive ekonomike apo tregtare, dhe nëse provohet që janë krijuar në mënyrë të paligjshme dhe të pajustifikuar, kanë detyrimin për konfiskimin e tyre.
Sipas Ligjit Antimafia, Neni 8, Policia e Shtetit, që është nën varësinë e Ministrit të Brendshëm, ka detyrimin që të veprojë me iniciativën e vet, për të verifikuar pasurinë e Agron Xhafajt.
Pasi merr dijeni për pasuritë, Policia ja referon çështjen prokurorisë. Është detyrë e prokurorisë të bëjë hetimin e mjeteve financiare, të pasurive, veprimtarive ekonomike, tregtare dhe profesionale, mënyrës së jetesës, si dhe të burimeve të të ardhurave.
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka detyrimin të përgjigjet sot, nëse e ka përmbushur këtë detyrim ligjor.
Përgjigja është jo; Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk e ka zbatuar Ligjin Antimafia.
Kjo edhe për një arsye tjetër të fortë: Aktiviteti kriminal i trafikut të drogës, që ka kryer vëllai i Ministrit të Brendshëm, automatikisht e bën subjekt të ligjit, vetë Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Sipas Ligjit Antimafia neni 3, vetë Fatmir Xhafaj është subjekt i këtij ligji.
Neni 3 e thotë qartë se dispozitat e Ligjit Antimafia zbatohen edhe ndaj pasurive të personave, në pronësi ose të zotëruara në mënyrë të tërthortë nga personat e afërm (bashkëshorti, fëmijët, vëllezërit, motrat, bashkëjetuesi), për të cilët prezumohet regjistrimi i rremë, përveçse kur provohet e kundërta.
Shqipëria është i vetmi vend në botë ku Ministri i Brendshëm, përgjegjës për zbatimin e Ligjit Antimafia, është vetë subjekt i Ligjit Antimafia.
Është e qartë dhe e kuptueshme për cdo shqiptar:
Sa kohë Ministër i Brendshëm është Fatmir Xhafaj, ligji antimafia, nuk vepron ndaj Familjes Xhafaj, pavarësisht dënimit për trafik ndërkombëtar droge të Agron Xhafajt. Ata kanë imunitet, kanë fituar paprekshmëri.
Agron Xhafaj nuk vuan asnjë ditë nga dënimi, liria, paprekshmëria dhe pasuritë e tij janë të garantuara sa kohë Ministër i Brendshëm është vëllai i tij Fatmir Xhafaj.
Parimi se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit, nuk ekziston më, është fshirë nga Kushtetuta dhe ligji, dhe është thjeshtë i pazbatueshëm.
Agron Xhafaj dhe Fatmir Xhafaj janë mbi ligjin dhe të paprekshëm nga Ligji Antimafia. Shqipëria është i vetmi vend në botë ku Ministri i Brendshëm, përgjegjës për zbatimin e Ligjit Antimafia, është vetë subjekt i Ligjit Antimafia.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38