Flash News

KRYESORE

PD mirëpret ambasadorin e ri të BE-së në Tiranë: Shpresë dhe shumë besim tek emri i tij i nderuar

PD mirëpret ambasadorin e ri të BE-së në Tiranë:

Partia Demokratika i ka uruar mirëseardhje ambasadorit të ri të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca. Zëdhënësja demokrate Ina Zhupa me anë të reagimi në ‘Twitter’ ka shprehur shpresë dhe besim te Soreca dhe puna e tij e mëparshme.

“Mirë se erdhe në Shqipëri, Z.Ambasador Soreca. Shpresë dhe shumë besim tek emri i tij i nderuar dhe puna e tij e mëparshme në shërbim të përparimit të Shqipërisë drejt BE”, shkruan Zhupa.

Luigi Soreca ka zëvendësuar në Tiranë ish-ambasadoren Romana Vlahutin, me të cilën Partia Demokratike pati disa herë përplasje për shkak të heshtjes që ajo mbajti ndaj kanabizimit të vendit.

Të fundit