Flash News

KRYESORE

PD ‘në kërkim’ të votuesve tradicionalë përmes listave elektorale: T’i rikthejmë si anëtarë partie

PD ‘në kërkim’ të votuesve tradicionalë

Partia Demokratike përmes një udhëzimi drejtuar strukturave të saj kërkon verifikim të listave elektorale, për të shtuar anëtarësime të reja në parti. PD u kërkon strukturave që të evidentojnë votuesit tradicionalë nëpër qendrat e votimit, në mënyrë që disa prej tyre të marrin detyrën e anëtarit të partisë.

Në udhëzim theksohet se situata e PD-së kërkon me ngulm anëtarësimet e reja.

“Kryetari i Grupseksionit, në bashkëpunim me Kryetarët dhe Sekretarët e Seksioneve, verifikojnë listat e zgjedhësve, kryejnë identifikimin e votuesve në terren duke i përcaktuar adresën, si dhe: identifikojnë për cdo QV votuesit tradicional të sigurt të Partisë Demokratike.

identifikojnë nëse votuesit tradicional të sigurt të Partisë Demokratike vazhdojnë apo jo të jenë në territorin që mbulon QV. Nëse nuk janë më banor të asaj QV, identifikohet zona ku kanë lëvizur brenda territorit të Degës (përcaktohet QV që e mbulon territorin), brenda territorit të Shqipërisë (përcaktohet qyteti apo fshati përkatës), apo nëse kanë emigruar jashtë Shqipërisë (nëse dihet shteti apo qyteti specifikohet).

kontaktojnë votuesit tradicional të sigurt të PD për të garantuar vijimin e mbështetjes për PD”-nënvizohet në udhëzuesin e PD.

Më tej në udhëzues theksohet se votuesit që ftohen të marrin përgjegjësitë si anëtar partie duhet të jenë të gatshëm për të përmbushur aktivisht përgjegjësitë dhe të drejtat e anëtarit, vecanërisht të jetë aktivë në veprimtarinë politike dhe elektorale të PDSH-së, si dhe të ndjekë jetën e brendshme organizative të saj.

Të fundit