Flash News

KRYESORE

PD ngre dyshime: Pse ‘News24’ ndërpreu fjalën e Bashës kur po fliste për konfiskimin e parave?

PD ngre dyshime: Pse ‘News24’ ndërpreu fjalën e

Partia Demokratike, nëpërmjet organit zyrtar të saj, gazetës ‘Rilindja Demokratike’ ka hedhur dyshime të forta mbi televizionin informative News24.

Shkak është bërë ndërprerja e transmetimit të fjalës së kryetarit Lulzim Basha, në momentin kur po paralajmëronte konfiskimin e parave të “peshqve të vegjël dhe të mëdhenj”. Në artikullin ‘online’ të RD, thuhet se News 24 ka ndryshuar tërësisht linjën editorial gjatë javëve të fundit.

Artikulli i RD:

News24, një television që gjatë javëve të fundit ka ndryshuar tërësisht vijën editorial të lajmeve, ndërpreu sot fjalën e kryetarit të opozitës Basha që po transmetohej direkt në momentin me kulmor të saj. Pikërisht kur Basha po tregonte paktin e arritur me kreun e Europol për gjurmim të pasurive të bandës Rama të vëna me paratë e korrupsionit, News­ 24 ndërpreu menjëherë fjalën e Bashës për të futur një hapësirë publicitare. Po edhe pas hapësirës publicitare, News24 nuk e transmetoi më fjalën e kreut të opozitës. Përse veproi në këtë mënyrë ky television dhe a po I rreshtohet mediave fake­neës të qeverisë edhe News24? Deri pak kohe me pare ky televizion shquhej per nje pasqyrim realist te lajmeve. Çfarë ka ndryshuar tani në këtë biznes?

Të fundit