Flash News

KRYESORE

PD ngre shqetësimin mbi projektin e Pandeli Majkos: Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të kërkojmë kontroll efektiv

PD ngre shqetësimin mbi projektin e Pandeli Majkos: Duhet të jemi

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Edmond Spaho ka shprehur shqetësimin mbi projektin e Ministrisë së Diasporës, që drejtohet nga Pandeli Majko, për pjesëmarrjen e emigrantëve në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Spaho shprehet se Asgjencia Shtetërore për Diasporën që do të krijohet së shpejti, do të ngrejë një mekanizëm për të influencuar emigrantët për të votuar Partinë Socialiste. Ai kërkon nga opozita që të jetë e vëmendshme dhe ushtrojë kontroll efektiv mbi këtë agjenci.

“Ka edhe një pikë tjetër të pashkruar por që është kryesorja. Së bashku me Agjensinë Shtetërore për Diasporën që do të krijohet së shpejti jo vetëm do regjistrojë emigracionin shqiptar nëpër botë por do të ngrenë një mekanizëm që të influencojë e garantojë që shumica e tyre të votojë për PS në zgjedhjet e ardheshme parlamentare në të cilat do të votojnë edhe emigrantët. Ne si opozitë duhet të jemi shumë të vëmendshëm dhe të kërkojmë kontroll efektiv mbi veprimtarinë e Ministrisë por veçanerisht të Agjensisë Shtetërore për Diasporën”, shprehet Spaho.

Të fundit