Flash News

KRYESORE

PD nis votimin e kandidatëve, Mustafaj tregon si do të kryhet procesi nga anëtarësia dhe kur do të jenë gati listat

PD nis votimin e kandidatëve, Mustafaj tregon si do të kryhet

Njëri pesë anëtarët e Komisionit të Përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë në Partinë Demokratike, Besnik Musfataj tregon si do të votohen kandidatët për deputetë të PD nga anëtarësia.

Duke folur në në rubrikën “Opinion” në Neës24, Mustafaj dha detaje mbi procesin që nis nga nesër në qarkun e Kukësit.

“Të gjithë ata që kanë shkuar për t’u votuar në Kukës, që është qarku i parë ku starton nesër procesi, kanë ardhur nga Kukësi. Ata janë projektuesit e tyre.

Do të bëhet një votim negativ, ku do të vihet një kryq dhe nëse merr 20% negative, ai kandidat skualifikohet. Roli i anëtarësisë merr vlerësim maksimal në këtë proces. Çdo anëtar i PD ka pasur të drejtën të propozojë 1 emër dhe tani çdo anëtar ka të drejtën e votës të ndërhyjë drejtpërdrejt në kompozimin e listës.

Do të jenë rreth 350 emra, ku përfshihen edhe kandidatë për kryetarë bashkie, ku në fazën e tretë do të bëhet përsëri përzgjedhje më e imët, që partisë t’i shkojnë rreth 250 emra. Besoj deri më 15 tetor gjithçka është e mbyllur, mbarojë gjithë procesin”, tha Mustafaj.

Të fundit