Flash News

KRYESORE

PD nxjerr emrin e një tjetër ‘familjeje mafioze’ për të cilën nuk ka folur më parë

PD nxjerr emrin e një tjetër ‘familjeje mafioze’ për

Përpara nisjes së protestës, simpantizantët e Partisë Demokratike kanë shfaqur disa instilacione për të simbolizuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama. Një prej tyre ishte edhe harta e Shqipërisë e mbushur me gjethet e hashashit dhe emrat e disa prej politikanëve socialistë që kanë patur probleme me drejtësinë.

Në hartë ishin vendosur familjet Frroku, Bushi, Dako, Sejdini, Balla, Habilaj, Xhafaj, Tahiri, si dhe familja Braho në zonën e Beratit. PD nuk ka dhënë sqarime se cili është Braho që e akuzon si të lidhur me krimin dhe drogën. Zyrtarë të kësaj partie nuk e kanë përmendur më parë këtë familje që sipas tyre sundon në këtë qark.

Disa prej gazetarëve të pranishëm në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ raportuan se akuza e opozitës i drejtohet deputetit të PS, Spartak Braho. Gjithsesi, i zgjedhur deputet në zonën e Tiranës, ndaj Spartak Brahos nuk ka patur deri më tani akuza publike për lidhje me krimin dhe drogën.

Shpjegimi i PD-së për hartën:

Harta e familjeve politiko mafioze është një instalacion për të simboliziar qeverinë e Edi Ramës në 5 vitet e fundit. Për herë të parë, gjatë qeverisë së Ramës Shqipëria mori kudo në Perëndim imazhin e një vendi që, me mbeshtetjen e qeverisë, prodhon dhe trafikon vetëm kanabis dhe krim, duke u cilësuar gjerësisht në botë si Kanabistan. Harta është rreth 2 metra e gjysëm e lartë dhe mban emrat e personave të akuzuar publikisht ose që janë dënuar vetë për krime të rënda, ose që kanë lidhje të forta me trafikun e drogës dhe krimin e organzuar me vend. Në hartë janë emrat e Mark Frrokut,  Arben Ndokës, Armando Prengës, deputetët e qeverisë të përjashtuar për vrasje, prostitucion,trafik droge. Janë emrat e Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, Elvis Roshit, kryebashkiakëve të lidhur me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, si dhe të njerezve të afërt politikë të Edi Ramës, Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri, Granoz Ruci e Taualnt Balla. Bashkë me Balilin, Eskobarin e Ballkanit që kontrollon Sarandën dhe nuk kapet nga policia, harta e drogës dhe e familjeve mafioze me mbështetje qeveritare, është dëshmia se Edi Rama bashkëqeveris me krimin e organizuar.

Të fundit