Flash News

KRYESORE

PD nxjerr grafikun: Paketa e Ramës më e vogël se në çdo shtet tjetër, vepron me qytetarët sipas humorit

PD nxjerr grafikun: Paketa e Ramës më e vogël se në

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa thotë se paketa ekonomike e miratuar nga kryeministri Rama për situatën me pandeminë, është më e vogël se çdo vend tjetër sa i përket raportin me GDP-në e vendit.

Sipas Zhupës Rama ka vetëm 1.3% të GDP-së në dispozicion të emergjencës dhe madje shuma është ende në letër dhe jo për ekonominë.

Ajo akuzon kryeministrin Rama se sillet me qytetarët sipas humorit personal, duke urdhëruar se cilët duhet të dalin në punë e cilët jo.

Reagimi

“Qytetaret jane armiqte e vertet per Ramen!

Qeveria Rama ka parashikuar ne paketa ekonomike me pak se cdo shtet tjeter, duke vene vetem 1.3% te GDP-se ne dispozicion te emergjences. Edhe kjo shume ende ne leter dhe jo si oksigjen per ekonomine.

Cdo dite kemi lajmerime sipas humoreve te nje njeriu se kush do punoj dhe kush jo? Se kush do dali dhe kush jo? Se kur do dalim dhe kur jo? Kjo eshte e vetmja strategji sesi luftohet virusi dhe shpetohet ekonomia sipas Rames.

Qytetaret jane pa te ardhura, pa rroga, bizneset jane bllokuar nderkohe qe kane nje mal me detyrime.

Virusi me i rrezikshem tani eshte uria, konflikti social, pasiguria per te nesermen, problemet e shendetit mendor dhe kriminaliteti neser si metode e vetme per te mbijetuar!”

Të fundit