Flash News

KRYESORE

PD nxjerr intervistën e ministrit italian: Shqipëria nuk ekstradon 12 kriminelët në Itali

PD nxjerr intervistën e ministrit italian: Shqipëria nuk ekstradon 12

Deputeti Enkejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi, teksa hodhën poshtë deklaratat e Vasilika Hysit dhe Ulsi Manjës në lidhje me ndryshimin e ligjit për ekstradimi, treguan dhe intervistën e ministrit italian dhënë për një media shqiptare.

Ndër të tjera, ministri i Drejtësisë, në intervistën dhënë me 13 Dhjetor 2017-të, u shpreh se në bazë të Konventave vendimet e dënimit të dhënë në mungesë duhet të ekzekutohen. Po ashtu ministri theksonte se Italia nuk ka dhënë garanci për rigjykim për 12 persona të dënuar në Itali dhe për të cilët është kërkuar ekstradimi nga momenti i hyrjes në fuqi të ligjit të ndryshuar e deri në Dhejtor 2017.

Më tej deputeti Alibeaj u shpreh se Ministri italian i Drejtësisë me deklaratën e tij konfirmoi qëndrimin e opozitës.

“Ministri italian i drejtësisë konfirmoi që ligji është në kundërshtim me Konventën. Ministri italian i drejtësisë shprehet që vendimet e dënimit duhet të ekzekutohen. Ministrin Italian të Drejtësisë e kanë dëgjuar edhe Hysi dhe Manja, të cilët duhet t’i kërkojnë ndjesë shqiptarëve që i gënjyen në mënyrë të pacipë, duke ia servirur mbrojtjen kriminale që Fatmir Xhafaj i ka bërë vëllait të tij, si standart europian! Xhafaj, është provuar pa asnjë dyshim se është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, për trafik ndërkombëtarë drogë, me 7 vjet e dy muaj”, u shpreh më tej deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj.

Të fundit