Flash News

KRYESORE

PD nxjerr provat: Në Vaun e Dejës u votua me fletë votimi të falsifikuara

Sekretari i Partisë Demokratike Gazment Bardhi denoncoi sot një skandal të ri që ka të bëjë me zgjedhjet e 30 qershorit.

Sipas Bardhit, pas djegies së materialeve zgjedhore në KZAZ e Vaut të Dejës, procesi i votimit atje ka nisur me fletë votimi të falsifikuara.

Gjithashtu, Bardhi publikoi edhe prova që tregojnë se në orën 07:00 të mëngjesit fletët e votimit nuk kishin kaluar ende në doganë.

“Duke qene se materialet zgjedhore u dogjen, KQZ vendosi ne 28 qershor nxjerrjen jashtë përdorimit te te gjitha fleteve te votinit, rreth 40 mije te tilla, te te gjitha materialeve te tjera zgjedhore, perfshire lista, vula etj.

Në orën 07:00 te 30 qershorit, u deklarua se edhe me angazhimin personal te deputetit Tom Doshi, person ne listen e zeze te shba, gjithcka ishte ne rregull, fletet kishin ardhur, materialet zgjedhire gjithashtu, dhe kishte nisur procesi i votimit në të gjitha QV e Bashkisë së Vaut të Dejës.

E gjitha është një gënjeshtër. Është mashtrim publik me pasoja të rënda i KQZ.

Sipas dokumenteve zyrtare rezulton se Fletët e Votimit në orën 07.58 min të datës 30 Qershor kanë qenë ende në Doganën e Hanit të Hotit.

Ky është dokumenti që provon se në orën 8 të mëngjesit të datës 30 Qershor fletët e votimit ishin ende në Doganë”, tha Bardhi.

Të fundit