Flash News

KRYESORE

PD: ODIHR konfirmoi se zgjedhjet ishin moniste, 30 qershori i paligjshëm

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi mendon se raporti i OSBE/ODIHR-it është kontribut për demokracinë shqiptare.

Në një status në Facebook, ai shkroi se raporti është konfirmim se Shqipëria ka nevojë jetike për zgjedhje të lira e të ndershme.

“Më shumë se një ligj, një vendim, një rregullore, zgjedhjet demokratike janë vullnet politik.

Konfirmimi nga ODIHR se votimet moniste dhe antikushtetuese te 30 Qershorit “nuk morën ne konsiderate interesin e qytetareve shqiptare”, eshte vleresim qe ndihmon forcimin e demokracise funksionale ne Shqipëri.”, shkroi ai.

Bardhi shtoi se me konstatimet se votuesit nuk patën mundësi të zgjidhnin, KQZ dhe Kolegji Zgjedhor shkelën ligjin dhe nuk vepruan në pavarësi, se u shkatërrua besimi i publikut në legiitimitetin e zgjedhjeve.

“Administratat zgjedhore cenoi besimin e publikut, se ne listen e zgjedhesve u konstatuan nenshkrime dukshem identike qe jane prove e votimit me perfaqesim nga te tjeret, ODIHR i vuri vulen paligjshmerise se 30 Qershorit.

Mirenjohje eksperteve te ODIHR per kete kontribut ne forcimin e demokracise funksionale ne Shqiperi.

Ne 30 qershor 85 % e shqiptareve i paraprine ketij Raporti dhe vendosen te refuzojne qe t’u vidhet vota nga Edi Rama.”

Sekretari i Përgjitshëm i PD-së theksoi se Shqipërisë i duhet një qeveri që të respektojë vullnetin e qytetarëve të saj për zgjedhje të lira e të ndershme.

”Kjo u mundëson qytetarëve të ndikojnë në qeverisje dhe mbahen në konsideratë vetëm interesat e tyre.”

Të fundit