Flash News

KRYESORE

PD padi penale për kryeinspektorin që kërcënoi deputetin, Basha paralajmëron Ramën: Do mbash përgjegjësi me kokën tënde

PD padi penale për kryeinspektorin që kërcënoi deputetin,

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi pas ngjarjeve të ndodhura sot në Jal ku Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shembi disa objekte.

Aksioni u shoqërua me përplasje, ndërsa në një moment kryeinspektori i IKMT-së, Fatmir Meta kërcënoi deputetin demokrat Agron Shehaj.

Basha tha se ndërhyrja në Jal ka qenë e dhunshme dhe e paligjshme teksa paralajmëroi se PD do të depozitoj një padi penale ndaj Metës ndërsa kishte një mesazh edhe për kryeministrin Edi Rama.

“Kryeinspektori Fatmir Metaj, kërcënoi deputetin Shehaj. Fatmiri i Nasibes, është ish-shefi i Komisariatit të Tropojës, Për ata që e kanë harruar, në 12 shtator 20 vite më parë në makinën e tij udhëtuan bandat që vranë Azem Hajdarin”, është shprehur kreu i PD.

Përgjegjësinë do ta mbash ti Edi Rama me kokën tënde, po ju prek një fije floku përfaqësuesve të opozitës”, tha Basha.

Të fundit