Flash News

KRYESORE

PD paralajmëron seancë parlamentare të pazakontë, në Kuvend sot betohet një deputet i ri

PD paralajmëron seancë parlamentare të pazakontë, në

Seanca e sotme parlamentare pritet të zhvillohet në kushte aspak normale. Kështu ka paralajmëruar opozita, pas vendimit të djeshëm të kryeministrit Rama, duke mbajtur në qeverinë e tij ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj. PD kërkoi dorëheqjen e ministrit, pas publikimit të materialit audio-përgjim, ku përfshihej vëllai i tij, Agron Xhafaj në një bisedë me një trafikant droge.

Në seancën e sotme pritet të ketë debate të forta dhe të shoqërohet me tension lidhur me këtë çështje, por ende nuk ka detaje se cili është skenari që do të përdoret gjatë seancës së sotme në shenjë proteste.

Po ashtu, në seancën e kësaj të enjte Kuvendit pritet t’i shtohet një deputet i ri. Bëhet fjalë për Spartak Brahon, i cili me vendim edhe të KQZ nxë sot karrigen e Saimir Tahirit, i cili disa ditë më parë dha dorëheqjen si deputet.

Të fundit