Flash News

KRYESORE

PD për herë të parë hedh dyshime mbi ‘tregun ballkanik’: Të bëhet transparencë, Shqipëria nuk përfiton

PD për herë të parë hedh dyshime mbi ‘tregun

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka hedhur dyshime të forta mbi krijimin e tregut të përbashkët ballkanik ku përfshihet edhe Shqipëria, duke u bërë zyrtari i parë i këtij niveli në opozitë që kërkon transparencë për inisiativën e mbështetur edhe nga Brukseli.

Nëpërmjet një reagimi në ‘Facebook’, Paloka rikujton bashkimin ekonomik të Shqipërisë dhe Jugosllavisë, dekada më parë, e cila rrënoi ekonominë shqiptare.

Paloka kërkon më shumë transparencë për këtë ‘bashkim’ të ri, që sipas tij, i vetmi vend që nuk ka përfituar është Shqipëria e Ramës.

Ndërkohë, në Durrës është duke zhvilluar një takim joformal mes kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, ku tregu ballkanik është në krye të agjendës.

Reagimi i Edi Palokës:

Ne periudhen e mjaltit me Titon, Enver Hoxha pranoi propozimin per bashkimin ekonomik te Shqiperise me Jugosllavine.

Sic do te pranonte vete diktatori pas "prishjes" me dashurine e pare ne kampin komunist ( jugosllavet formuan PK te Shqiperise dhe vune Hoxhen ne krye te saj), bashkimi ekonomik me Jugosllavine fshihte qellimin politik te bashkimit te Shqiperise me Jugosllavine ne kuadrin e federates.Nderkaq, zbatimi i planit, per aq kohe sa u zbatua, shenoi rrenimin e plote dhe te asaj ekonomie qe kishte Shqiperia ne ate periudhe.

Pa marre persiper as rolin e historianit e as ate te specialistit ne ekonomi, thjesht si qytetar i ketij vendi, do doja qe te behej transparence per kete "bashkim" te ri , informacioni per te cilin deri tani ka mbetur ne kuadrin e thashethemeve.

Nje gje eshte e konfirmuar te pakten deri me sot ( perfshi takimin e Triestes); i vetmi vend qe nuk ka perfituar eshte Shqiperia e Rames.

Të fundit