Flash News

KRYESORE

PD përsërit thirrjen për testime masive: Nëse po synohet fshehja e numrit real të të prekurve, ky është një akt gjakftohtë kriminal

PD përsërit thirrjen për testime masive: Nëse po synohet

Ish deputeti demokrat Bardh Spahia, në një dalje nga selia blu apeloi qeverinë që të shtojë testet për koronavirusin.

Ai thotë se dy ditët e fundit konfirmuan se rritja e numrit të testimeve, zbulon më shumë të infektuar.

Duke sjellë në vëmendje apelin e PD, Spahia tha se testimi masiv është qendrimi zyrtar që rekomandon Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe që mbështetet nga ekspertët e shëndetësisë.

Ai argumentoi se kjo mënyrë na jep mundësinë të gjurmojmë rastet e dyshuara, të izolojmë virusin, ta trajtojmë në kohë dhe të shpëtojmë jetë.

Po ashtu Spahia hodhi dyshime se qeveria mund të jetë duke synuar të fshehë numrin real të të infektuarve.

Cili është qëndrimi i qeverisë? Për fat të keq, qeveria bën sikur nuk dëgjon. Edi Rama dhe ministrja e tij e shëndetësië nuk lënë rast pa dalë në televizor, por nuk kanë thënë asnjë fjalë sa teste kemi në dispozicion.

Dy ditët e fundit konfirmuan se rritja e numrit të testimeve, zbulon më shumë të infektuar.

Ne sot e dimë sa teste ka në dispozicion Kosova, sa ka Maqedonia e Veriut, sa kanë vendet e tjera të rajonit. Dimë me saktësi edhe të dhënat e vendeve të zhvilluara, por nuk dimë sa kapacitete testuese dhe sa teste ka Shqipëria. Në vend që ky informacion të jepej që në fillim dhe të përditësohet çdo ditë, ai po trajtohet si sekret shtetëror.

Çfarë fsheh qeveria? Pse nuk tregohet numri në dispozicion i testeve dhe pajisjeve që bëjnë të mundur zbulimin e virusit? A ka një strategji qeveria që me numrin e ulët të testimeve të mbajë artificialisht të ulët edhe numrin e qytetarëve të prekur nga virusi?

Nëse me numrin e ulët të testimeve po synohet fshehja e numrit real të personave të prekur, ky është një akt gjakftohtë kriminal. Nuk është koha që Edi Rama të përdorë jetët dhe shëndetin e shqiptarëve për politikë dhe as për eksperiment.

Në këtë drejtim, pushteti vendor, së bashku me institucionet e shendeti publik në zonë apo mjekët e familjes, duhet të përfshihen në këtë gjurmim, pasi janë shumë më afër qytetarëve dhe njohjet janë më të mëdha”, tha Spahia.

Të fundit