Flash News

KRYESORE

PD pranon të ulet në Këshillin Politik, por me kusht të mos preket 5 qershori

PD pranon të ulet në Këshillin Politik, por me kusht të mos

PD ka vendosur të rikthehet në tryezën e  Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore por me një kusht, ku sipas Edi Palokës qëndrimi i opozitës është i qartë, koalicionet nuk mund të preken.

Në një intervistë për gazetën “Panorama” nënkryetari i PD u shpreh se edhe ndërkombëtarët që ishin garant për marrëveshjen e 5 qershorit e dinë se nëse hiqen koalicionet parazgjedhore preket dhe  prishet edhe kjo marrëveshje.

“Në bazë të kësaj marrëveshje ne jemi gati të vazhdojmë në tryezën e përbashkët për të diskutuar çdo detaj që do të vijë më vonë. Në bazë të kësaj marrëveshje për të dale te pika kryesore që është kyçi  i diskutimit sot, në ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor sipas dakordësisë së 5 qershorit është mëse e qartë se  koalicionet janë dhe qëndrojnë në formën  që janë  edhe sot në Kodin  Zgjedhor. Nëse kjo pikë prishet është prishur edhe marrëveshja e 5 qershorit. Kjo është e qartë për ne dhe për partnerët që kanë dalë garant”.

Sa i përket listave të hapura ish-deputeti thotë se, “selia blu mbështet hapjen e plotë të listës, por që të mund të negociojë në Këshillin Politik dhe ta caktojnë se sa do të jetë hapja”.

I pyetur nëse do të ulet opozita në tryezë për të bërë ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor, Paloka u shpreh se  marrëveshja e 5 qershorit nuk do të preket dhe për detajet do të diskutohet më vonë.

Ndërkohë për datën  e zgjedhjeve, Paloka nuk dha as një datë preferenciale por tha që zgjedhjet duhet të jenë në momentin më të afërt të mundshëm.

Të fundit