Flash News

KRYESORE

PD: Provat për Vangjush Dakon janë në dosjen e pambyllur ‘339’, mjafton që prokurorë të guximshëm të bëjnë detyrën

PD: Provat për Vangjush Dakon janë në dosjen e pambyllur

Partia Demokratike, përmes deputetes Orjola Pampuri, ka kërkuar sërish arrestimin e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Pampuri tha se Dako po shpreson që ta kalojë me heshtje krimin e blerjes së votave, por, shtoi deputetja e PD-së, përgjimet zyrtare të dosjes 339 nuk i lënë asnjë rrugë.

“Që prej 22 Tetorit, kur Partia Demokratike u tha shqiptarëve se Vangjush Dako është peshku i madh i dosjes 339 Kryetari i Bashkisë së Durrësit po shpreson ta kalojë me heshtje krimin e blerjes së votave me bandat e Shijakut dhe të Durrësit. Heshtja nuk do ta ndihmojë Vangjush Dakon! Vendi i tij është në burg, bashkë me bandën e Avdylajve, nën akuzë për trafik ndërkombëtar droge nga Amerika Latine në Europë. Përgjimet zyrtare të dosjes 339 nuk i lënë rrugë tjetër mikut të bandës së Avdylajve. Vangjush Dako duhet të arrestohet!”, u shpreh Pampuri.

Më tej, deputetja demokrate theksoi se provat janë në dosjen e pambyllur ‘339’ dhe mjafton që prokurorë të guximshëm dhe të pakapur nga Edi Rama, të bëjnë detyrën.

“Vangjush Dako, si simbol i pushtetit të blerë me paratë e drogës së krimit të organizuar, nuk e ka vendin në zyrën e kryebashkiakut të Durrësit, por pas hekurave, si i kreu i shtabit kriminal të vjedhjes, blerjes dhe deformimit të zgjedhjeve në Qarkun e Durrësit! Provat janë aty, në dosjen e pambyllur 339! Mjafton që prokurorë të guximshëm dhe të pakapur nga Edi Rama, të bëjnë detyrën! Aq shumë prova ka për krimin elektoral dhe lidhjen me bandat kriminale të Vangush Dakos, sa nga dosja 339 janë zbardhur nga media tre biseda të kryebashkiakut të Durrësit, që provojnë se ai ka qenë në komunikim të vazhdueshëm më bandën para, pas dhe pas zgjedhjeve”, theksoi deputetja Orjola Pampuri.

Të fundit