Flash News

KRYESORE

PD publikon "dhuratën" e Veliajt për nxënësit: Nesër në vend të një maske apo një dizinfektanti, do mbroheni me letrën e kryebashkiakut!

Nesër fillon zyrtarisht viti i ri shkollor 2020-2021. Përmes një postimi në rrjetet sociale, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka “zbuluar” fjalimin përshëndetës të bërë gati nga kryetari i Bashkisë së Tiranës për nxënësit në ditën e parë të shkollës për këtë vit të ri arsimor.

Zhupa ironizon mungesën e pajisjeve mbrojtëse kundër pandemisë në shkollë duke shkruar se: “Nesër në vend të një maske apo një dizinfektanti në shkollë, do mbroheni me letrën e Veliajt!”

Zëdhënësja e PD-së ka bërë apel për marrjen e masave, duke shtuar se kjo është e vetmja mënyrë “për mbrojtjen e shëndetetit të nxënësve dhe mësuesve, dhe jo propaganda false.”

Reagimi i plotë i Ina Zhupës:

Të dashur nxënës të Tiranës !

Nesër në bankat e shkollës do të gjeni këtë letër neveritëse të Kryemashtruesit të Tiranës!

Nesër në vend të një maske apo një dizinfektanti do mbroheni me letrën e Veliajt!

Në shkollë shumicën e kohës nuk do të keni ujë por do të keni letrën e Veliajt  të mbushur me propagandë!

Nesër mësuesja juaj mund të jetë e infektuar sepse Veliaj dhe qeveria e tij refuzuan që tju kryejnë testin por në tavolinë do të gjeni letrën që mundohet të fshehë dështimin në menaxhimin e situatës!

Nesër do ta beni mesimin me katër turne, dhe që kjo të mos ju duket skandaloze do keni letrën e Veliajt!

Në vend të shoë merrni masa për mbrojtjen e jetës dhe shëndetetit të nxënësve dhe mesuesve !

Propaganda nuk shpëton jetë dhe as nuk e fsheh dot më dështimin !

Të fundit