Flash News

KRYESORE

PD publikon dokumentat: KURUM nuk mund t’i merrte 863 mijë eurot, janë të Saimir Tahirit

Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka publikuar dokumentat e Gjykatës dhe QKB-së që i ndalon administratorit të KURUM të bëjë transaksione cash apo nëpërmjet bankës, në më shumë se 20 milionë lekë. Këto dukmenta, theksoi Alibeaj, dëshmojnë se Orest Sota e kishte të pamundur të bënte biznes me KURUM me shifrën e 863 mijë euro. Ai akuzoi ish-ministren e Brendshëm, Saimir Tahiri, si pronar të parave të sekuestruara.

“Partia Demokratike disponon dokumentat e gjykatës të qershorit 2017, se administratori i KURUM-it, Jusuf Kurum, e kishte të ndaluar çdo transaksion cash apo nëpërmjet bankës për shkak të procedurave të falimentit. Sipas dokumentit, të depozituar më 3 gusht 2017-të në Qendrën Kombëtare të Biznesit, çdo transaksion mbi 20 milionë lekë i administratorit Jusuf Kurum do të ishte i pavlefshëm. Kjo do të thotë se Orest Sota e kishte të pamundur të bënte biznes me KURUM-in me shifrën e 863 mijë euro”, u shpreh Alibeaj.

Deputeti demokrat akuzoi gjithashtu kryeministrin Edi Rama për shantazh ndaj drejtësisë, për të shpallur të pafajshëm deputetin Tahiri.

Të dhënat e sistemit TIMS, Saimir Tahiri jo në Gjermani për babain, Bashkimi ndodhej në Shqipëri

Të fundit