Flash News

KRYESORE

PD publikon dokumentat për hotel ‘Plaza’: Ka një fije që e bashkon me biznesmenin e fuqishëm shqiptar

Departamenti i Antikorrupsionit në Partinë Demokratike ka publikuar dokumentat që sipas tyre, provojnë negociatat franko-kineze për Hotel ‘Plaza’. Sipas këtij departamenti, fija franko-kineze lidhet me biznesmenin shqiptar, Gazmend Demi, dhe kjo provohet nga ortakëria në disa shoqëri.

Reagimi:

JA QE KRISMA FRANCEZO-KINEZE PASKA PASUR!

Nese kane qene kineze a franceze qe kane negociuar per Hotel Plazen, pak rendesi ka, ne momentin qe nje fije qe i bashkon: Gazmend Demi.

Gazmend Demi dhe kunati i tij, Abdulah Tajari, te cilet jane ne ortakeri me kineze, jane ne ortakeri, po ashtu, dhe me franceze, ne shoqerite e tyre te kryqezuara.

Interesant eshte fakti se ne 30 mars, ortaku francez, Alain Jean-Claude Babau, ka regjistruar ne te njejten dite, jo nje, por dy shoqeri me objekt veprimtarie hoteleri e turizem: HOTEL BUILDER OCEAN dhe SYRIUS. Adresa e selise se njeres shoqeri eshte e njejte me adresen e shoqerise se Gazmend Demit, dhe adresa e shoqerise tjeter eshte e njejte me ate te shoqerise se Abdulah Tajarit. Edhe ortakut tjeter francez, Chota Guedevanichvili, duket qe lidhjet me Kinen nuk i mungojne.

Trekendeshi Demi-franceze-kineze del i qarte.

Reagimi se ofertat kane ardhur nga franceze, konfirmon se hotel PLAZA-s, me kineze e franceze, i eshte vene GAZ DEMI, sepse me te dy lidhja e Demit eshte e provuar.

Të fundit