Flash News

KRYESORE

Ministri i Brendshëm e mohoi, PD publikon dosjen: Agron Xhafaj furnizuesi i organizatës kriminale, i dënuar me 7 vite burg

Akuzat e PD-së për përfshirjen e vëllait të Fatmir Xhafajt, Agronit, në trafikun e drogës, i ka mohuar shpeshherë Ministri i Brendshëm.

Mirëpo, sot, PD ka publikuar dosjen e plotë të autoriteteve italiane, që dëshmojnë përfshirjen e Agron Xhafajt në trafikun e lëndve narkotike si dhe dënimin e tij me 7 vite e dy muaj burg.

“PD publikon dosjen e plotë të dënimit të vëllait të Fatmir Xhafajt për trafik droge. Fatmir Xhafaj mohoi dënimin e të vëllait për trafik droge. Fatmir Xhafaj tha që dënimi është çështje e sajuar nga opozita, s’ka fakte dhe prova.

PD publikon vendimin e dënimit të Agron Xhafajt për trafik ndërkombëtar droge. Vëllai i Fatmir Xhafajt i dënuar me 7 vjet e dy muaj burgim. Agron Xhafajt është drejtues i një organizate kriminale në Shqipëri dhe Itali. Vëllai i Fatmir Xhafajt i dënuar si pjesëtar i një organizate kriminale që vepronte midis Shqipërisë, Italisë, Polonisë dhe SHBA. Ai është furnizuesi i organizatës kriminale me heroinë kokainë dhe hashash”, u shprehën deputeti Enkelejd Alibeaj dhe Këshilltari në Grupin Parlamentar të PD-së për çështje ligjore Gazmend Bardhi, në konferencën për median.

Dokumentet: 

Të fundit