Flash News

KRYESORE

PD publikon emrat, ja cilët janë zyrtarët në 12 qarqe që do identikojnë kandidatët për deputetë

PD publikon emrat, ja cilët janë zyrtarët në 12 qarqe

Partia Demokratike ka nisur procesin e konsultimit për kandidatet për deputete, ndërkohë që rreth 1700 individe janë propozuar nga më shumë se 23 mijë qytetarë në aplikacionin on line, në faqen zyrtare të PD dhe afro 1500 propozime kanë ardhur nga baza demokrate gjatë një procesi që zgjati 3 muaj dhe përfundoi pak para protestës së opozitës me 18 shkurt. Kryetari i Partisë Demokratike ka ngritur një grup pune i cili prej dje ka nisur punën në terren në kontakte me strukturat e PD dhe me faktorët e komunitetit për të siguruar të dhëna sa me objektive rreth kandidateve potencialë të PD. Ky proces synon në evidentimin e kandidatëve me përfaqesues në bazë të integritetit, aftësive dhe reputacionit të tyre në komunitet.

Burimet nga PD bejnë të ditur se anëtarët e grupit të punës janë përcaktuar jashtë konfliktit të interesit, dhe se në rast kandidimi, asnjëri prej tyre nuk do të garojë në qarkun ku janë angazhuar këto ditë në këtë proces.

Behet e ditur se përbërja dhe ndarja e grupit të punës është si vijon:

Shkodër­ Edi Paloka,

Lezhë­ Arben Ristani,

Kukës­ Dhurata Cupi,

Dibër­ Ervin Salianji,

Durrës­ Florjon Mima,

Elbasan­ Albana Vokshi,

 Fier­ Flamur Noka,

Berat­ Tritan Shehu,

Korce­ Edmond Spaho,

Vlore­ Grida Duma,

Gjirokastër­ Gent Strazimiri,

Tiranë­ Aldo Bumçi

 

 

Të fundit