Flash News

KRYESORE

PD publikon foto: Elisa Spiropali me makinë 100 mijë euro dhe apartament lukzos buzë Lungomares në Vlorë

Partia Demokratike, i është përgjigjur deklaratave të bëra nga socialistët Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati.

Deputetja Orjola Pampuri tha se Spiropali iu shtua sot listës së shërbëtoreve të oborrit të Edi Ramës për të sulmuar me të pavërteta opozitën, në mënyrë që të mbrojë pasurinë e saj personale.

“Është fakt i njohur botërisht se Elisa Spiropali u bë deputete pasi u publikuan të dhëna se e shfrytëzoi postin në dogana për të vënë 5 milion euro pasuri të paligjshme. Elisa Spiropali nuk ka dhënë akoma asnjë shpjegim se më çfarë parash ka blerë një makinë luksoze, që kushton rreth 100 mijë euro.  Elisa Spiropali nuk ka dhënë akoma shpjegim sesi e ka blerë familja e saj apartamentin lukzos buzë Lungomares në Vlorë.  Elisa Spiropali bën shërbëtoren e edi ramës për të sulmuar me të pavërteta opozitën, për të mbrojtur pasurinë e saj të paligjshme dhe pozicionin e bashkëshortit të saj si anëtar i bordit të shoqërisë shtetërore “Albgaz”, që menaxhon intresa miliona eurosh në fushën e gazit”, deklroi Pampuri duke theksuar se me vettingun që propozon Partia Demokratike, Spiropali largohet nga politika.

Deputetja demokrate, u ndal edhe tek deputeti Ervin Bushati për të cilin tha se i ka shitur Linda Ramës tokën në Surrel.

“Familja e Ervin Bushatit i ka shitur Linda Ramës, tokën ku Edi Rama ka ndërtuar sarajet luksoze në Surrel. Me dy kontrata të veçanta vjehrra e Ervin Bushatit I ka shitur Linda Ramës tokën me çmim qesharak.  Ervin Bushati sillet si mercenar i Edi Ramës, sepse do të mbrojë pasurinë që i buron nga kompania e tij e ndërtimit dhe nga aksionet në bankën Credins”, deklaroi Pampuri.

 

Të fundit