Flash News

KRYESORE

PD publikon historinë e gruas nga Fushë Mamurrasi: E braktisur nga qeveria, jeton me familjen në çadër plasmasi

PD publikon historinë e gruas nga Fushë Mamurrasi: E braktisur nga

Partia Demokratike ka publikuar në Facebook historinë e një gruaje nga Fushë Mamurrasi, e cila që pas tërmetit të 26 nëntorit jeton në çadër plasmasi me gjithë familjen e saj.

Sipas PD, Lindita Basha është e braktisur nga qeveria dhe bashkia.

“Çadra prej plasmasi ku familja e saj jeton, rrëzon propagandën dhe mashtrimin me 5 yje të Edi Ramës. Shteti është inekzistent për familjet si e Lindita Bashës.

3 javë pas tërmetit, edhe pse faza e emergjencës ka kaluar, askush nuk ka shkuar të vlerësojë dëmet e banesës së saj, e cila, pas tërmetit, është shndërruar në një rrezik për jetën e familjes së Lindita Bashës.

Dëshmia e një nëne të vuajtur dhe të braktisur nga qeveria, është pasqyra më e pastër e dështimit të Edi Ramës në menaxhimin e krizës pas tërmetit”, shkruan PD, bashkangjitur videon.

Të fundit