Flash News

KRYESORE

PD publikon listën: Deputeti socialist ka fshehur 7 pasuri të paluajtshme

PD publikon listën: Deputeti socialist ka fshehur 7 pasuri të

Partia Demokratike, përmes këshilltarit ligjor, Gazment Bardhi, tha se Edi Rama dhe e gjithë Partia Socialiste është hedhur në sulm për mbrojtjen e klientëve dhe parave që kanë bërë me klientët.

Bardhi ju referua deklaratës së bërë sot nga deputeti socialist, Ervin Bushati, për të cilin tha se nuk ka deklaruar shtatë pasuri të paluajtshme.

“Ervin Bushati shpif kundër Partisë Demokratike, sepse i duhet mbrojtja e Edi Ramës për të siguruar paprekshmërinë e tij për fshehje të pasurisë. Këto janë deklaratat e pasurisë së Ervin Bushatit nga viti 2014, kur është bërë deputet për hërë të parë, deri tani. Deputeti i Edi Ramës Ervin Bushati ka fshehur plot 7 pasuri të paluajtshme me sipërfaqe totale 3600 metër katrorë. Nga shqyrtimi i dokumentacionit zyrtar rezulton se:

Nuk ka deklaruar pasuri me sipërfaqe 938 m2 në Tiranë, fituar më 21 prill 2017.

Po në Tiranë, nuk ka deklaruar një pasuri truall me sipërfaqe 600 m2, e fituar po në 21 prill 2017.

Në Tiranë Ervin Bushati nuk ka deklaruar as pasurinë me sipërfaqe 938 m2 truall, fituar më 25 korrik 2014.

Në Sarandë, deputeti i Edi Ramës nuk ka deklaruar pasuri me sipërfaqe 660 m2 truall, e fituar më 17 Korrik 2014.

Po në Sarandë, ka fshehur pronësinë e 1 nga 13 garazheve në pronësi të tij.

Deputeti i Ramës ka fshehur dy pasuri në Qerret të Kavajës, të fituara në të njëjtën ditë, 30 maj 2016; njëra pasuri truall 376 m2, tjetra ndërtesë me sipërfaqe 76 m2”, u shperh Bardhi.

Të fundit