Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
PD publikon provat: Komisoneri i vettingut ka falsifikuar dokumentet
Partia Demokratike ka denoncuar një prej Komisionerëve të Vettingut pasi sipas selisë blu, jo vetëm nuk përmbush kriteret ligjore për ushtrimin e detyrës, por rezulton të jetë përfshirë në veprime të ulëta, siç është falsifikimi i dokumenteve që ka depozituar gjatë aplikimit.
Në një dalje për mediat, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi u ndalën tek anëtari i vettingut Lulzim Hamitaj. Alibeaj tha se sipas nenit 6 të ligjit për vettingun kandidati për komisioner duhet të përmbushë edhe kriterin e zotërimit shumë mirë të gjuhës angleze. Anëtari i vettingut Lulzim Hamitaj rezulton që në vitin 2016 ka aplikuar për pedagog pranë Universitetit Europian të Tiranës, ka deklaruar se zotëron nivelin fillestar B1 të gjuhës angleze.
“Nëse në vitin 2015 Lulzim Hamitaj do të ishte i pajisur me çertifikatë që provon se zotëron nivelin e përparuar C1, atëherë pse në aplikimin e vitit 2016, deklaron se zotëron anglishten në nivelin fillestar B1? Qytetarët kanë të drejtë të mësojnë përgjigjen e kësaj pyetje. Edhe një fakt tjetër. Çertifikata e dorëzuar gjatë aplikimit për në organet e vettingut, mban datën 6 Prill 2015. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS, rezulton se shtetasi Lulzim Hamitaj, në datën 6 Prill 2015, ku pretendon se ka dhënë provimin dhe është pajisur me çertifikatë të zotërimit të gjuhës angleze, nuk ka qenë në Shqipëri!”, u shpreh Alibeaj.
Deklarata e Alibeajt dhe Bardhit
Partia Demokratike gjatë këtyre ditëve ka paraqitur të dhëna të pakontestueshme se organet e vettingut po aplikojnë standarde të dyfishta në procesin e rivlerësimit dhe se po konfirmojnë në detyrë gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, sipas porosisë politike të Edi Ramës.
Përdorimi politik nga Edi Rama i komisionerëve të vettingut është i pritshëm, po të mbahet në konsideratë integriteti moral e profesional i ulët i pjesës dërrmuese të Komisionerëve.
Sot Partia Demokratike do të bëjë transparencë sesi një nga 12 Komisonerët e vettingut, jo vetëm nuk përmbush kriteret ligjore për ushtrimin e detyrës, por rezulton të jetë përfshirë në veprime të ulëta, siç është falsifikimi i dokumenteve që ka depozituar gjatë aplikimit.
Sipas nenit 6 të ligjit për vettingun kandidati për komisioner duhet të përmbushë edhe kriterin e zotërimit shumë mirë të gjuhës angleze. Ky është një kriter ligjor, pa të cilin një person nuk mund të zgjidhet në pozicionin e Komisionerit të vettingut.
Anëtari i vettingut Lulzim Hamitaj rezulton që në vitin 2016 ka aplikuar për pedagog pranë Universitetit Europian të Tiranës, ku ka deklaruar se zotëron nivelin fillestar B1 të gjuhës angleze.
Ndërkohë një vit më vonë, në 2017-ën, kur aplikon për pozicionin e Komisionerit të vettingut, Lulzim Hamitaj depoziton një çertifikatë të zotërimit të gjuhës angleze në nivelin më të përparuar, C1, të lëshuar në vitin 2015 nga Qendra e Gjuhëve të Huaja Tiranë. Kjo provohet nga dokumentat e dosjes së tij, e marrë prej nesh në rrugë zyrtare nga Kuvendi.
Dokumenti i depozituar pranë Avokatit të Popullit, më pas pranë Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe Kuvendit të Shqipërisë, mbi bazën e të cilit ai është kualifikuar, mban logon e University of Cambridge, ESOL Examinations, BULATS, datë 6 Prill 2015, me numër reference 4571.
Partia Demokratike pyet sot, atë që do të pyeste çdo shqiptar:
Nëse në vitin 2015 Lulzim Hamitaj do të ishte i pajisur me çertifikatë që provon se zotëron nivelin e përparuar C1, atëherë pse në aplikimin e vitit 2016, deklaron se zotëron anglishten në nivelin fillestar B1?
Qytetarët kanë të drejtë të mësojnë përgjigjen e kësaj pyetje.
Edhe një fakt tjetër.
Çertifikata e dorëzuar gjatë aplikimit për në organet e vettingut, mban datën 6 Prill 2015.
Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS, rezulton se shtetasi Lulzim Hamitaj, në datën 6 Prill 2015, ku pretendon se ka dhënë provimin dhe është pajisur me çertifikatë të zotërimit të gjuhës angleze, nuk ka qenë në Shqipëri!
Dokumentet zyrtare tregojnë se Lulzim Hamitaj, Komisioneri i vettingut, nuk ka qenë në territorin e Republikës së Shqipërisë në datën 6 Prill 2015, ku pretendon se ka zhvilluar testimin dhe është pajisur me çertifikatë, pasi rezulton se, ai ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë në datën 28 Mars 2015 ora 11:10 min dhe ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë në datën 23 Korrik 2015 në orën 07:08 min.
Partia Demokratike pyet sot Komisionerin e vettingut Lulzim Hamitaj:
- A është Çertifikata e gjuhës angleze e depozituar pranë organeve shtetërore, një dokument i falsifikuar?
- A është siguruar kjo çertifikatë në vitin 2017, dhe jo në vitin 2015 siç shënohet në të, për efekt mashtrimi të organeve shtetërore përgjegjëse?
- A ka kontaktuar Lulzim Hamitaj me një avokat për të siguruar këtë dokument të falsifikuar?
- A ka frekuentuar ai ndonjëherë Qendrën që e ka pajisur me çertifikatë dhe a ka bërë ai ndonjëherë testin e gjuhës angleze në këtë Qendër?
- A korrespondon numri i referencës së certifikatës së gjuhës angleze, 4571, në regjistrin e Qendrës me emrin e Komisionerit të vettingut Lulzim Hamitaj?
- Pse çertifikata e depozituar prej tij nuk e ka vulën e Universitetit Politeknik të Tiranës?
Pajisja e individëve me çertifikata të falsifikuara ka qenë pjesë e një investigimi të realizuar nga emisioni Fiks Fare në datë 29 Shtator 2015, pas të cilit organi i prokurorisë nisi hetimet dhe Qendra, ku anëtari I vettingut Lulzim Hamitaj, ka marrë ceritifikatën e gjuhës angeleze, u mbyll.
Qartësisht në investigimin e këtij emisioni rezulton se dallimi midis një çertifikate të rregullt dhe një çertifikate të falsifikuar është fakti se çertifikata e falsifikuar nuk mban vulën e Universitetit Politeknik të Tiranës.
Përveç faktit që në datën 6 Prill 2015, ku ai pretendon se është testuar, Komisioneri i vettingut nuk ka qenë në Shqipëri, rezulton e provuar edhe fakti që çertifikata e depozituar nga Lulzim Hamitaj nuk e përmban vulën e Universitetit Politeknik të Tiranës.
Këto fakte krijojnë bindjen e arsyeshme se Lulzim Hamitaj, Komisioner pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ka mashtruar organet shtetërore dhe ka përdorur një dokument të falsifikuar, me qëllim që të siguronte kualifikimin në konkurim.
Ky fakt i rëndë tregon se ai nuk gëzon integritetin e duhur moral për të ushtruar detyrën e rëndësishme në organet e vettingut. Falsifikimi dhe përdorimi i dokumenteve të falsifikuara është vepër penale dhe në këtë rast është kryer me dijeni të plotë për qëllime të mashtrimit të organeve shtetërore.
Partia Demokratike i kërkon publikisht Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të fillojnë procedurat disiplinore për shkarkimin e tij të menjëhershëm nga detyra për:
- Mosplotësimin prej tij te kushteve dhe kërkesave Kushtetuese dhe Ligjore per te qene Gjyqtar/Komisioner ne organit kushtetues te Vettingut KPK
- Përdorimin prej tij te Çertifikatës se falsifikuar përsa i përket mbrojtjes se gjuhës se huaj
- Falsifikimin prej tij te CV, Formularëve dhe te akteve, ne lidhje me kualifikimin, te dorëzuara pranë organeve shtetërore dhe që jane marrë ne konsideratë dhe kanë shërbyer për zgjedhjen e tij si Gjyqtar/Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Partia Demokratike i kërkon publikisht organit të prokurorisë që të nisë menjëherë procedim penal ndaj Komisionerit të vettingut Lulzim Hamitaj për falsifikimin dhe përdorimin e dokumenteve të falsifikuara, të cilat i ka depozituar pranë organeve shtetërore dhe për të cilën Kodi Penal parashikon dënim deri në 4 vjet burgim.
Për Partinë Demokratike integriteti moral dhe profesional i anëtarëve të vettingut është kusht i domosdoshëm për të siguruar besimin e publikut tek procesi i vettingut dhe parakusht i domosdoshëm për të siguruar pastrimin real të sistemit të drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38