Flash News

KRYESORE

PD publikon videon, akuza Ramës për mashtrim me paketën e tretë të ndihmës: Bizneset po falimentojnë, oligarkët ndërtojnë kulla

PD publikon videon, akuza Ramës për mashtrim me paketën e

Partia Demokratike vijon akuzat në drejtim të kryeministrit Rama përsa i përket menaxhimit të situatës së pandemisë së COVID-19.

Përmes ish-deputetit  Agron Shehaj, PD ka deklaruar se paketa e tretë e ndihmës për qytetarët dhe bizneset është mashtrim dhe se bizneset janë duke falimentuar tashmë që kriza ekonomike është duke u thelluar.

“Sot bizneset po falimentojnë, papunësia po rritet dhe, po ashtu, edhe pamundësia e qytetarëve për të siguruar ushqimin e përditshëm për fëmijët e tyre. RAMAVIRUSI po shkatërron ekonominë dhe po e zhyt vëndin në një krizë të rrezikshme ekonomike, pasi paratë e buxhetit, edhe gjatë pandemisë, shkuan për tendera sekrete dhe jo për njerëzit në nevojë”, është shprehur Shehaj.

Postimi i plotë:

Tani që kriza ekonomike po thellohet, Edi Rama jo vetëm nuk ka ndërmend t’u vijë në ndihmë as bizneseve e as qytetarëve, por gënjen se nuk ka premtuar një  paketë të tretë, me të cilën gjoja do të ndihmonte familjet në nevojë dhe turizmin.

RAMAVIRUSI i braktisi shqiptarët në ditët e tyre më të vështira. Sot bizneset po falimentojnë, papunësia po rritet dhe, po ashtu, edhe pamundësia e qytetarëve për të siguruar ushqimin e përditshëm për fëmijët e tyre.

RAMAVIRUSI po shkatërron ekonominë dhe po e zhyt vëndin në një krizë të rrezikshme ekonomike, pasi paratë e buxhetit, edhe gjatë pandemisë, shkuan për tendera sekrete dhe jo për njerëzit në nevojë.

Bizneset shqiptare janë duke u shkatërruar, ndërsa bizneset e Ramës janë duke lulëzuar! Bizneset shqiptare po shkatërrohen çdo ditë, ndërsa oligarkët e Ramës janë duke ndërtuar kulla çdo ditë!

Ky realitet i dhimbshëm duhet të ndryshojë sa më parë!”, shkruan Shehaj.

Të fundit