Flash News

KRYESORE

PD: Qeveria manipuloi vlerën reale të inceneratorit të Tiranës, e deklaroi 118 milionë euro më pak

Partia Demokratike akuzon qeverinë se ka manipuluar dhe fshehur vlerën reale prej 296 milionë euro të inceneratorit të Tiranës.

Sipas ish-deputetes Jorida Tabaku, duke iu referuar raportit të KLSH, në kontratën e miratuar ishte deklaruar 118 milionë euro më pak.

“Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar se qeveria e Edi Ramës ka manipuluar shifrat për kostot e PPP-ve, veçanërisht për inceneratorin e Tiranës. Për këtë incenerator shqiptarët nuk do të paguajnë 178 milionë euro, siç ishte deklaruar më parë në kontratë, por 118 milionë euro më shumë. Gjithsej 296 milionë euro për një koncesion,  pronarët e vërtetë të cilit janë të fshehur në parajsa fiskale.

Siç tregohet në tabelën e programit buxhetor afatmesëm dhe në tabelën e Kontrollit të Lartë të Shtetit për pagesat e inceneratorit të Tiranës, qeveria e ka fshehur me qëllim vlerën reale prej 296 milionë euro të kontratës, duke e kaluar mënyrë anti-ligjore këtë PPP korruptive”, shprehet Tabaku.

Në deklaratë, ish deputetja shton se Rama mban peng integrimin evropian dhe se deri tani u ka paguar inceneratorëve fantazmë 44.3 milionë euro.

“Inceneratori i Tiranës 11,9 milion euro

Inceneratorin i Fierit 15,3 milion euro

Inceneratori i Elbasanit  17,1 milion euro

Kush kërkon gjurmët e korrupsionit të qeverisë Rama, kush kërkon arsyet e refuzimit të Bashkimit Europian për këtë qeveri mjafton të shohë koncesionin e Inceneratorëve

Refuzimi i BE-së është vulë korrupsioni për qeverinë e Edi Ramës. Prandaj, kjo qeveri e ka të pamundur të përmbushë 9 kushtet e Bundestagut, një prej të cilëve është lufta kundër korrupsionit, është nxjerrja para drejtësisë e zyrtarëve të lartë të korruptuar”, thotë Tabaku.

Të fundit