Flash News

KRYESORE

PD: Rama i dhuroi financueses së PS-së, 8.5 milionë euro me koncesionin korruptiv dhe të dështuar të check up-it

PD: Rama i dhuroi financueses së PS-së, 8.5 milionë euro me

Sekretari i PD-së për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata, përmes një deklaratë ne selinë blu u shpreh se Edi Rama dhe qeveria e tij vjedhin shqiptarët për të pasuruar oligarkët, klientët dhe financuesit e tyre.

“Buxheti 2020 me 150 milionë dollarë pagesa për 10 oligarkë nuk është prova e vetme se motivimi kryesor i qeverisjes së Edi Ramës  është vetëm zhvatja dhe grabitja e qytetarëve  për interesa korruptive. Të dhënat zyrtare tregojnë se Edi Rama i ka dhuruar financueses së e fushatës së tij elektorale, Vilma Nushi, 8,5 milionë euro përmes kontratës korruptive të koncesionit të check up-it. Një raport i dhjetorit për koncesionet i Ministrisë së Financave, konfirmon se për 3 vitet e para të lidhjes së kontratës së dështuar dhe korruptive të check up-it, mikesha dhe financuesja e Edi Ramës është paguar për 580 mijë kontrolle të pakryera. Fatura që shqiptarët kanë paguar për të pasuruar oligarken dhe kryeministrin është 8.5 milionë euro”, tha Gjata.

Më tej ai sqaroi se PD e ka denoncuar kontratën që e quan korruptive, teksa shton se financuesja e Partisë Socialiste duhet të paguhet nga paratë e shqiptarëve për 475 mijë kontrolle në vit, pavarësisht numrit shumë  më të ulët që realizohet në të vërtetë.

Janë 8.5 milionë euro , të cilat, në vend t’i bëheshin dhuratë për të pasuruar  një prej oligarkëve të Edi Ramës, mund të ishin përdorur për të zbutur varfërinë në  vend. Me 290 mijë shqiptarë që ushqehen vetëm 1 herë në ditë, 8.5 milionë euro vjedhje vetëm me 1 koncesion, janë mesazhi më i qartë se qeveria e Edi Ramës nuk ka prioritet mirëqenien e shqiptarëve, nuk ka prioritet rritjen e pagave dhe pensioneve, nuk do t’ia dijë për mbylljen e vendeve të punës. Për Edi Ramën rëndësi ka pasurimi I paligjshëm i një grupi oligarkësh, me të cilët po grabit paratë dhe pasuritë e tjera të vendit. Partia Demokratike është e vendosur t’i zhbëjë këto skema vjedhjeje. Sapo të kemi besimin e shqiptarëve për të qeverisur vendin me votë të lirë e të ndershme, Partia Demokratike do të anullojë çdo koncesion dhe projekt korruptiv që grabit shqiptarët. Plani ynë për të orientuar paratë e shqiptarëve për mirëqenien e tyre është e vetmja rrugë për daljen nga kriza ekonomike dhe për rimëkëmbjen e ekonomisë. Që të realizohet ky plan dhe Edi Rama të mos vjedhë me çdo firmë 8.5 milionë euro, na duhet që, së bashku, ta largojmë sa më shpejt  qeverinë e tij kampione të korrupsionit”, përfundoi Gjata.

 

Të fundit