Flash News

KRYESORE

PD: Rama i jep trafikantit të drogës me koncesion portin e Kepit të Rodonit dhe të Sarandës

PD: Rama i jep trafikantit të drogës me koncesion portin e Kepit

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se vazhdon t’u japë koncesione oligarkëve të tij me vendime klienteliste.

Dorian Teliti, drejtori i Kabinetit të PD denoncon në një deklaratë për shtyp rastin e portit të Kepit të Rodonit dhe të Sarandës.

“Kepin e Rodonit ia ka dhënë për 35 vjet Roland Ziut, i njohur nga mediat si trafikant ndërkombëtar droge. Prej vitesh ky trafikant është lidhur ngushtë me pushtetin e Edi Ramës. Para pak kohe, Erion Veliaj i dha atij koncesionin e terminalit jugor të transportit. Në këtë koncesion trafikanti i drogës i shndërruar në biznesmen pranë qeverisë, është bashkë me kompaninë R&T, e Renis Tërshanës”, tha Teliti.

Sipas tij, vendimet për të dhënë me koncesion dy pika të rëndësishme të pasurisë dhe sigurisë kombëtare tek krimi dhe oligarkët e Edi Ramës janë pazare të paracaktuara. “Për to nuk pati garë reale, kompanitë e huaja u përjashtuan de facto, koha e plotësimit të dokumentacionit ishte shumë e shkurtër, duke eliminuar konkurrencën dhe duke i shndërruar vendimet e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut në vendime korruptive dhe klienteliste”, tha zyrtari i PD.

Të fundit