Flash News

KRYESORE

PD: Rama ka vendosur të censurojë jo vetëm mediat, shkarkoi zv.dekanin pasi tha të vërtetat për tërmetin

PD: Rama ka vendosur të censurojë jo vetëm mediat, shkarkoi

Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi, përmes një postimi në Facebook njofton se zv.dekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Agim Seranaj, është shkarkuar sot. Sipas Vokshit shkarkimi është bërë me urdhër të Edi Ramës, pas kritikave që ai bëri lidhur me situatën e tërmetit.

Ish-deputetja akuzon Ramën se po shkarkon këdo që kritikon qeverinë për të fshehur përgjegjësinë e pasojave të tërmetit.

“Profesor Seranaj, një nga profesionistët dhe ekspertët më të mirë në vend, për shkak të eksperiencës së tij në këtë fushë, ka qenë pjesë e ekipeve shtetërore të vlerësimit, për të bere ekspertim të cerdheve dhe kopshteve apo institucioneve të tjera.

Ndryshe nga drejtuesit militantë apo ekspertët servilë, Prof Seranaj, ka folur publikisht për situatën aktuale të ndërtesave duke evidentuar në mënyrë profesionale keqmenaxhimin nga ana e institucioneve të situatës pas tërmetit dhe duke mbrojtur interesin publik.

Rama ka vendosur të censurojë jo vetëm mediat, me anë të paketës që sapo kaloi në parlament, por edhe cdo zë kritik që nxjerr zbuluar përgjegjësinë direkte të tij në numrin e madh të viktimave por edhe të ndërtesave e pallateve të shembura nga tërmetet. Tashmë ka vendosur të hakmerret edhe ndaj ekspertëve më të njohur duke urdhëruar shkarkimin e tyre nga detyra për shkak se i kanë prishur propagandën që kishte përgatitur”, shkruan Vokshi dhe poston një video nga sqarimi i Agim Seranajt për situatën pas tërmetit.

Të fundit