Flash News

KRYESORE

PD: Rama shpërblen prokurorin që mbylli dosjen e drogës së nipit të Bufit, ia bën mbesën drejtoreshë shkolle

PD: Rama shpërblen prokurorin që mbylli dosjen e drogës së

Sekretari për Çështej Ligjore në PD, Çlirim Gjata akuzon Qeverinë se ka shpërblyer prokurorinë që mbylli dosjen e nipit dhe njëkohëshit shoferit të kryebashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufi, i cili u kap disa javë më parë me drogë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Gjata shkruan se Enduela Sina është emëruar drejtoreshë në shkollën “Alush Grepca”, dhe ajo është mbesa e prokurori Ndriçim Sina, dhe ai pretendon se kjo ka ardhur si shpërmblim pas mbylljes së dosjes për nipin e Majlinda Bufit.

Reagimi i plotë: 

Banka e favoreve të Rilindjes së Ramës për dosjet e mbyllura.

Rilindja e Ramës është një sistem që ngrihet mbi bankën e favoreve për çdo dosje të mbyllur në sistemin e drejtësisë. Një dosje e mbyllur nënkupton një histori të mbyllur që nuk ka as gjykim dhe as të dënuar. Si çdo gjë në jetë edhe dosjet e mbyllura kanë faturën përkatëse e cila paguhet nga banka e favoreve të Rilindjes në Shqipëri. Një tip burse në tregun qeveritar, më jep të jap.

Ekzistencën e bankës së favoreve e shpjegon më së miri emërimi në pozicionin e drejtoreshës në shkollën “ Alush Grepca” të zonjës Enduela Sina.

Por kush është Anduela Sina dhe ç’dosje e mbyllur provokoi emërimin e saj?

Majlinda Bufi është kryetare e bashkisë në Roskovec. Arbër Bufi, nipi i saj, por njëkohësisht edhe shoferi i saj, u kap disa ditë më parë me drogë në makinën që përdorej zyrtarisht për të kryer detyrën e tij, si shofer pranë bashkisë.

Pika fillestare e fajit që vihet re në këtë histori është nepotizmi, pra punësimi i të afërmve në poste shtetërore.

Megjithatë, të flasësh apo të gjykosh nepotizmin në këtë rast është një luks i tepruar, pasi kemi të bëjmë në vetë të parë me një sistem trafikantësh që orienton sistemin e drejtësisë në këtë vend.

Pasi shoferi dhe nipi i Majlinda Bufit, kapet me drogë pra, dosja e tij dorëzohet në Prokurori.

Prokurori Ndriçim Sina e mbyll dosjen dhe pas mbylljes së dosjes mbesa e tij, Enduela Sina emërohet drejtoreshë shkolle.

Këmbimi valutor i një dosjeje të mbyllur duket se është një pozicion drejtues në rastin konkret. Bursa e Wall Street do ja kishte zili Ramistëve tanë rilindas.

Kryeministri nuk ka ndërmarrë asnjë hap për pezullimin e Kryetares së Bashkisë në Roskovec.

Trafiku i drogës është refreni i qeverisjes dhe shtylla kryesore e këtij të fundit. Po drejtësia ku është?? Ose më mirë të themi reforma në drejtësi ku ndodhet? – pyet morali në mërgim.

Drejtësia pa forcë është jofunksionale dhe forca pa drejtësi është tirani.

Të fundit