Flash News

KRYESORE

PD: Raporti i Bankës Botërore nxjerr zbuluar mashtrimin e Ramës me energjinë elektrike

PD: Raporti i Bankës Botërore nxjerr zbuluar mashtrimin e Ramës

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se gjatë qeverisjes së tij sektori energjetik në Shqipëri ka hyrë në kolaps për shkak te korrupsionit  partiak, përfitimeve dhe klientelizmit të shfrenuar.

Në një deklaratë për mediat, anëtari i kryesisë së PD, i referohet raportit të Bankës Botërore mbi Anketimin e Ndërmarrjeve, që sipas tij ka nxjerre tërësisht zbuluar krizën e sektorit energjetik ne Shqipëri

“Të dhënat tregojnë se jo vetëm reforma nuk ka pasur, por qe sektori është ne kolaps për shkak te korrupsionit  partiak, përfitimeve dhe klientelizmit te shfrenuar.

Këtë nuk e thotë vetëm opozita. Raporti i Bankës Botërore mbi Anketimin e Ndërmarrjeve ka nxjerre tërësisht zbuluar krizën e sektorit energjetik ne Shqipëri.

Problematika e rende e furnizimit me energji elektrike  si dhe kosto e madhe qe paguajnë qytetaret dhe bizneset ne Shqipëri, ne formën e tarifave te larta te blerjes se energjisë elektrike, por edhe ne formën e mos furnizimit me sasinë dhe cilësinë e duhur, del qarte nga Raporti i Bankës Botërore.

  • 43% e kompanive shqiptare e identifikojnë energjinë elektrike si problem kryesor dhe thelbësor për te bere biznes ne Shqipëri. Kjo shifër ne vitin 2013 ishte vetëm 20%;
  • 18.6 dite duhen mesatarisht ne Shqipëri për një biznes për t’u lidhur ne rrjet, nga 10,2 dite qe kërkoheshin ne vitin 2013
  • 58,7% e kompanive shqiptare deklarojnë se u ndërpritet energjia elektrike ne mënyre periodike. Kjo shifër është 4.3% me e larte se ne vitin 2013
  • Afro gjysma e kompanive Shqiptare (49.4%) deklarojnë se mbajnë dhe përdorin një gjenerator;

Studimi tregon se kompanitë shqiptare humbasin rreth 2% te produktit te tyre për shkak te shkëputjes se energjisë elektrike dhe dëmtimit te procesit te prodhimit. Ne terma financiare, kjo shifër është rreth 180 milionë euro ne vit, shifër kjo shume e madhe qe përfaqëson koston te drejtpërdrejtë për biznesin. Për këtë askush nuk mban përgjegjësi.  Ashtu siç nuk mbahet asnjë përgjegjësi për dëmtimet e pajisjeve elektroshtepiake qe i ndodhin konsumatorit familjar.

Shifrat tregojnë qarte se jo vetëm qe klima e te berit biznes ne Shqipëri është përkeqësuar rende, por edhe se sektori i energjisë elektrike, pavarësisht propagandës së qeverisë, ndodhet realisht ne kolaps

Gjatë qeverisjes së Edi Ramës, çmimi i furnizimit me energji elektrike u rrit ndjeshëm për  familjet dhe biznesin, duke renditur Shqipërinë ndër vendet e para me çmimin më të lartë të energjisë në  rajon dhe Europë, duke ia kaluar edhe vendeve të zhvilluara si Franca, Holanda, Suedia apo Anglia.

Faktet tregojnë se paratë që arkëtohen edhe me forcë nga OSHEE nuk i kthehen mbrapsht konsumatorit me investimet e duhura, por mbushin xhepat e miqve dhe klientëve të Edi Ramës”, deklaron Bozdo.

Të fundit