Flash News

KRYESORE

PD raporton skandalin në Elbasan: KQZ ka prodhuar dokumente false në shërbim të pushtetit të Ramës

PD raporton skandalin në Elbasan: KQZ ka prodhuar dokumente false në

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa ka bërë publik për qytetarët një tjetër skandal të falsifikimit të votave. Në konferencë për shtyp, demokrati tregoi për një shkelje të paprecedentë të Komisionit Qendror të Vjedhjeve, që për të mbuluar skandalin e Elbasanit me 3 mijë vota më shumë për kandidatin e PS, prodhoi dokumente false posaçërisht për Taulant Ballën.

Hasa shtoi se në website-in e KQZ sot ka 2 rezultate për Elbasanin, duke shtuar një manipulim të ri në hartën e paligjshmërisë së 30 Qershorit me matematikën hajdute dhe të trashë të Edi Ramës dhe Taulant Ballës.

“Sa më shumë Partia Demokratike, mediat dhe shoqëria civile zbulojnë skandalet nga manipulimi që iu bë pjesëmarrjes së votuesve në 30 Qershor, aq më shumë falsifikime detyrohet të bëjë Komisioni Qendror i Vjedhjeve.

Sot, duke tentuar të mbulojë se në kuti ka më shumë vota se votues, KQZ-ja, ka prodhuar dokumente false në shërbim të pushtetit të Edi Ramës. Rezultati i Bashkisë së Elbasanit është simboli i manipulimit dhe falsfikimit të 30 Qershorit. Qytetarët janë njohur sot me faktin skandaloz se kandidati i Partisë Socialiste në Elbasan ka më shumë vota sesa numri i fletëve në kutitë e votimit. Nuk janë 100 apo 200 vota. Janë 2861 vota për Edi Ramën më shumë në Elbasan, sesa fletë votimi të gjendura në kuti.”, tha Hasa për mediet.

Ish deputeti shtoi se këtë matematikë prej hajduti nuk mund ta mbulojë as Edi Rama, as Komisioni Qendror i Vjedhjeve dhe as Taulant Balla.

“Me publikimin e skandalit të rezultatit të Elbasanit me 2861 vota më shumë për kandidatin socialist sesa janë gjendur vota në kuti, Komisioni Qendror i Vjedhjeve falsifikoi një dokument posaçërisht për Taulant Ballën dhe Partinë Socialiste, në mënyrë që banditët me kollare të Edi Ramës të bënin propagandë, duke fallsifikuar të vërtetën.

Dokumenti i parë që zbuloi skandalin është publikuar në faqen e KQZ-së më 5 korrik, në orën 10.39.

Pas publikimit të skandalit, Komisioni Qendror i Vjedhjeve, shtoi sot një dokument të ri, të prodhuar posaçërisht për Taulant Ballën, me rezultate të ndryshuara. Ky dokument është shtuar sot në orën 12.14, siç provohet qartë nga të dhënat që gjenden në faqen e KQZ-së në internet.

Ky skandal është unik në llojin e manipulimeve të vëna në zbatim që në orët e para të votimeve të paligjshme dhe antikushtetuese të 30 Qershorit. Manipulimi është kryer në çdo qendër votimi në të gjitha bashkitë e vendit.”, u shpreh ai.

Hasa e bëri të qartë se as prodhimi i një dokumenti fallco për të mbajtur në këmbë kryeministrin e refuzuar nga 85 % e shqiptarëve, as propaganda bajate, nuk ka për ta shpëtuar dot pushtetin e kriminalizuar të Edi Ramës.

Të fundit