Flash News

KRYESORE

PD: Rasti i televizionit Ora më flagranti në radhën e gjatë të mediave që Veliaj i kërcënon të mbyllin gojën

PD: Rasti i televizionit Ora më flagranti në radhën e gjatë

Një muaj më parë ISHSH vendosi një gjobë ndaj televizionit Ora për shkak të masave anti-covid, me argumentin se kishte shumë të ftuar në studiot e emisioneve politike si edhe paralajmëroi përmes një shkrese mbylljen e televizionit.

Pas kësaj mase mediat vendase dhe ato ndërkombëtare, gazetarë, personalitete politike, organizata të Shoqërisë Civile në Shqipëri mbështetën televizionin.

Më pas pas verifikimit të parregullsive në aktekspertim dhe reagimeve të forta, ISHSH korigjoi vendimin duke tërhequr kërkesën për mbyllje.

Ora News shkruan se presionet nga ana e qeverisë ndaj televizionit kanë vazhduar. Prej muajsh kreu i Bashkisë së Tiranës ka vazhduar shantazhin ndaj gazetarëve dhe presidentit të Yldon Media Group, Ylli Ndroqi. Situata ka vënë në alarm dhe opozitën e vendit.

Për këtë ka reaguar ish deputetja Vokshi, e cila thotë se rasti i Orës është në radhën e gjatëtë mediave që Veliaj kërkon t’ua mbyllë gojën.

“Rasti i televizionit Ora është më flagranti në rradhën e gjatë të mediave që Erion Veliaj i kërcënon me qëllim mbylljen e gojës. Gazetarët e RTV Ora janë prej muajsh nën sulmin e pandërprerë të Erion Veliaj për shkak të punës së pavarur të gazetarëve që vënë në dukje abuzimet skandaloze të Bashkisë së Tiranës, shkeljen e ligjit në tendera dhe dhënien e lejeve korruptive të ndërtimit”, thotë Vokshi.

Ish kryetarja e komisionit të Medias Albana Vokshi, përmes deklaratës për mediet, nga selia e PD-se u shpreh mesditen e 12 qershorit 2020 se po përdoren dhe segmente të shtetit.

“ Në shërbim të këtij mesazhi mafioz, Erion Veliaj ka angazhuar edhe institucione të tjera përfshirë segmente të Policisë së Shtetit dhe organeve të tjera ligjzbatuese. Për PD, këto metoda represive kundër fjalës së lirë, janë të papranueshme. Erion Veliaj do të japë llogari për këtë bashkë me kryebanditin e Tiranë që fyen gazetarët.

Mesazhi i Erion Veliaj është i qartë. Televizioni Ora duhet të pushojë kritikat ndaj tij dhe ndaj Bashkisë së Tiranës. Nëse nuk pranohen kronikat e gatshme të Veliajt, duhet të heshtin.

Yldon Media Group duke falenderuar shikuesit por dhe mbështetjen brenda dhe jashtë vendit do të vazhdojë t'i qëndrojë besnik parimit për të arritur sa më pranë së vërtetës”, tha ish deputetja.

Të fundit