Flash News

KRYESORE

PD reagon pas deklaratave të DioGuardi: Ish-kongresmen në shitje; kjo është skema e Ramës

PD reagon pas deklaratave të DioGuardi: Ish-kongresmen në shitje; kjo

Partia Demokratike ka reaguar përmes zëdhënëses Ina Zhupa kundër deklaratave të ish-kongresmenit amerikan, Joe DioGuardi.

Zhupa thekson se DioGuardi është shfaqur haptazi si lobisti më i ri i Edi Ramës dhe është blerë me para të pista të drogës dhe korrupsionit.

“Një ish-kongresmen është shfaqur sot haptazi si lobisti më i ri i Edi Ramës. Nga mungesa e skrupujve, duket se është paguar mirë. Ky ish-kongresmen, teksa flet për Shqipërinë, nuk përmend në asnjë fjalë drogën, krimin, korrupsionin dhe shitblerjen masive të votave, fakte që i di e gjithë bota. Pse nuk i përmend? Shumë e thjeshtë. Se është në shitje, dhe është blerë pikërisht nga këto para të pis​ta, siç janë blerë jo pak lobistë të tjerë nga Edi Rama, në Bruksel, Berlin e Uashington. Kjo është skema e Edi Ramës, të blejë gojë që flasin për të jashtë, dhe të blejë varfërinë e shqiptarëve kur vjen dita e zgjedhjeve. Sa mendon se do shkojë kështu? Jo shumë larg, askush sja ka dalë të mbajë pushtetin me para droge, krimi dhe korrupsioni”, shprehet Zhupa.

Joe DioGuardi lëshoi dje akuza të ashpra kundër Partisë Demokratike, ndërsa dha mbështetje të madhe për Ramën, pa përmendur shumë nga problemet që ka në Shqipëri.

Të fundit