Flash News

KRYESORE

PD reagon pas shkarkimit nga KPA të Artur Malajt: Gjyqtari i keqpërdorur për 30 qershorin doli i padenjë

PD reagon pas shkarkimit nga KPA të Artur Malajt: Gjyqtari i

Ish deputeti i PD-së Gent Strazimiri reagoi pas vendimit të Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) për të shkarkuar nga detyra gjyqtarin Artur Malaj.

Sipas tij, ky gjyqtar dha votën deçizive në vendimin gjyqësor për ‘fundosjen’ e Dekretit të Presidentit dhe “fundosjen” e zgjedhjeve të 30 qershorit.

“Ai sapo qenka fundosur si i padenjë, i padrejtë e si kusar i drejtësisë! Njësoj si e gjithë trupa gjykuese që dënoi Edi Palokën për "shpifjen" se Saimir Tahiri merrej me drogë, apo si e gjithë trupa gjykuese që dënoi Arben Ristanin për "shpifjen" se Saimir Tahiri nuk mund të mos merrej me drogë pa mbështetjen dhe përfitimin e Edi Ramës.”, shkroi Strazimiri në facebook.

Ai shtoi se gjyqtarët e padenjë që kanë dhënë padrejtësi sipas porosive të Edi Ramës po fundosen një nga një si rraqe të përdorura.

Të fundit