Flash News

KRYESORE

PD reagon për shkarkimin e Rovena Gashit: Hakmarrje direkte e Edi Ramës për llogari të aleatit dhe mikut të tij

PD reagon për shkarkimin e Rovena Gashit: Hakmarrje direkte e Edi

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të kryeprokurores Arta Marku për të larguar nga detyra Rovena Gashin si drejtuese e sektorit të dekriminalizimit. PD e konsideron këtë vendim si hakmarrje të kryeministrit Edi Rama kundër prokurores Gashi, pasi dy ditë më parë ajo i kërkoi KQZ-së heqjen e mandatit për deputetin e PDIU, Aqif Rakipi.

Por kjo lëvizje, sipas PD-së, fakton një tjetër mashtrim të madh të Ramës se Prokurori i Përkohshëm nuk kishte asnjë kompetencë thelbësore për të lëvizur prokurorët apo për të ndikuar në mbylljen e dosjeve.

Kjo ishte lëvizja e fundit e Rovena Gashit përpara se Arta Marku të hidhte firmën për shkarkimin e saj; ishte shpallur kundërshtare e Donald Lu

Ndryshime masive, Arta Marku heq Petrit Fushën nga Prokuroria e Tiranës; miku i Veliajt zëvendësohet nga prokurori i ‘CEZ’

Reagimi:

Kapja politike e Prokurorit të Përgjithshëm nga Edi Rama, pasi kthimit të pasaportës për Saimir Tahirin, dha sot një tjetër efekt.

Kryeprokurori Edi Rama shkarkoi drejtuesen e Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, Rovena Gashi, dy ditë pasi, në zbatim të ligjit të dekriminalizimit, zonja Gashi i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ndërprerjen e mandatit për deputetin e Elbasanit, Aqif Rakipi.

Shkarkimi i prokurores Rovena Gashi, e cila e drejtoi Sektorin e Dekriminalizimit që në krijimin e tij, është hakmarrje direkte e Edi Ramës për llogari të aleatit dhe mikut të tij, Aqif Rakipi.

10 ditë pas emërimit politik të Prokurorit të Përgjithshëm, në shkelje të hapur me Kushtetutën, u faktua mashtrimi i madh i Edi Ramës, argumenti kryesor i të cilit ishte se Prokurori i Përkohshëm nuk kishte asnjë kompetencë thelbësore për të lëvizur prokurorët apo për të ndikuar në mbylljen e dosjeve.

Skema e Edi Ramës në mbrojtje të aleatëve të tij kriminelë është e qartë.

Kur drejtësia  kërkon arrestimin e Saimir Tahirit,  Edi Rama e kap drejtësinë, kur ligji zbatohet për të larguar kriminelët  nga parlamenti, Edi Rama godet ata që zbatojnë ligjin.

Që sot, me shkarkimin e prokurores Rovena Gashi si hakmarrje për Aqif Rakipin, krimi ka filluar të godasë shtetin përmes shtetit!

Të fundit