Flash News

KRYESORE

PD reagon sërish për kryebashkiakun që u filmua duke konsumuar kokainë: Pasqyra ku të gjithë mund të shohin Edi Ramën

PD reagon sërish për kryebashkiakun që u filmua duke konsumuar

Partia Demokratike e Shqipërisë, përmes një deklarate për mediat ka reaguar sërish për imazhet që u bënë sot publike, ku shfaqej kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, duke konsumuar kokainë.

PD thekson se Lefter Alla është pasqyra ku të gjithë mund të shohin ‘Edi Ramën e kokainës’.

Duke kërkuar shkarkimin e tij të menjëhershëm nga posti i kryebashkiakut, PD shton se ndarja e politikës nga krimi është emergjencë kombëtare.

“Video shokuese e kryebashkiakut ilegjitim të emëruar nga Edi Rama në Bulqizë, është modeli që ofron ai në qeverisje. Lefter Alla është pasqyra ku të gjithë mund të shohin Edi Ramën e kokainës.  

Ai ka jo vetëm përgjegjësinë politike për përzgjedhjen e këtyre individëve, por edhe përgjegjësinë ligjore për shkarkimin e menjëherëshëm nga detyra të Lefter Allës.

Edi Rama i Bulqizës duhet të ndiqet penalisht për moskallëzim krimi ndaj atyre që i kanë siguruar kokainën. 

Ndarja e politikës nga krimi është emergjencë kombëtare!”, thuhet në reagimin e PD.

Në një reagim tjetër, PD përmes ish-deputetit Salianji deklaroi se kjo është vetëm një nga cilësitë e kryeministrit Edi Rama që “i ka klonuar tek emërimet e tij politike në pushtetin lokal dhe në administratën publike”.

Të fundit