Flash News

KRYESORE

PD refuzoi të merrte pjesë në pritjen e lamtumirës së Lu-së e Vlahutin, shkak vila e Ambasadores së BE-së

PD refuzoi të merrte pjesë në pritjen e lamtumirës së

Mbrëmjen e djeshme deputetët e Partisë Demokratike me në krye Lulzim Bashën, refuzuan të merrnin pjesë në pritjen e ambasadorëve të BE-së, Romana Vlahutin dhe të SHBA, Donald Lu, me rastin mbarimit të mandatit të tyre në Shqipëri.

Burime nga Partia Demokratike bëjnë me dije për Politiko.al se një nga shkaqet kryesore të refuzimit të opozitës për të marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës së ambasadoreve Lu dhe Vllahutin është organizimi i saj në vilën e blerë nga ambasadorja e BE.

Sipas burimeve nga PD-së, vila është blerë prej Romana Vllahutin nga një trafikant droge.

Demokratët shprehen se ky është një standard që ndoqën deputetet gjermanë në Berlin për të refuzuar darkën me kryeministrin Edi Rama në një ambjent ekskluziv të quajtur China Club. Vendi i zgjedhur prej Ramës është nën hetim për aktivitetit ndërkombëtar të pastrimit të parave.

Të fundit