Flash News

KRYESORE

“PD rilind pas 30 qershorit”, Sekretari i PD i përgjigjet Ballës: Taulant, zgjohu nga gjumi! S’mund të emërosh dot opozitën

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka replikuar me kreun e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, teksa ky i fundit gjatë një takimi elektoral tha se PD do të rilindë pas 30 qershorit dhe me largimin e Lulzim Bashës.

“Unë s’ kam shkuar kurrë mirë më Jozefina Topallin, por nuk ka njeri dyshim që ajo është më demokrate se Lul Basha sepse, në fund të fundit, Jozefina ka qenë aty prej ditës së parë. Lulin e futi Saliu kollovar.

Por ama, si një shkodrane, 24 karatshe, demokrate 100%, e tha shumë mirë dhe shumë qartë; Nuk mund të ketë Shkodra asgjë të përbashkët me zjarrin në shkolla, përkundrazi, Shkodra është djep i kulturës.

Të qëllosh me gurë kundër parlamentit, të tentosh t’i vesh zjarrin parlamentit dhe t’u vesh zjarrin shkollave, këtë nuk e bën as pushtuesi. Të jeni të sigurt që përtej 30 Qershorit do të kemi mundësinë të shohim edhe Partinë Demokratike të rilindë pasi Luli të ketë ikur”, deklaroi Balla gjatë një takimi në Elbasan.

Ndërkohë, ka replikuar menjëherë Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi në një status në twitter, ku shkruan:

“Taulant, zgjohu nga gjumi! Mjaft ëndërrove për një Shqipëri si të Enverit. Ti mund të emërosh shefa policie të lidhur me krimin, shefa te korruptuar tatimesh e doganash që vjedhin shqiptaret për xhepin e rilindjes, por nuk ke per te emëruar dot opozitën! Ndërkohë, ka ardhur dita qe Edi yt dhe gjithë banda e tij, te dale para drejtësisë per krimet ndaj shqiptareve. Jeta e tij e trete është afër! Ne rastin me te mire, do te behet rrobaqepës tek 313!”, shkruan Bardhi.

Të fundit