Flash News

KRYESORE

PD rrëzon tezën e Ramës, Bylykbashi: Vendet e BE ku përdoren koalicionet në lista të hapura edhe të mbyllura (FOTO)

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi ka hedhur poshtë pretendimet e kryeministrit Rama se “duhen hequr koalicionet, pasi hapen listat”.

Ndërsa shprehet se Italia është një nga modelet, Bylykbashi tregon me fakte se “Ligjit Rosato dhe Ligji Tatarella aplikohet si me votim të mbyllur, dhe me votim të hapur.”

“Koalicioni me listë të përbërë që është marrë nga Italia dhe sot është në fuqi në Itali. Keni degjuar Edi Ramen që thotë se nuk ekziston askund në Europë modeli shqiptar dhe se si do të tërhiqet, nëse ka një vend që e aplikon.  Në 2003 këtë model e miratuam me konsensus. Ne 2017, Italia miratoi ligjin Rosato, që aplikohet për zgjedhjet për parlamentin italian kaolicionin me listë të përbërë, siç e kemi sot. Kjo edhe për të gjitha zgjedhjet në nivel rajonal apo nivel bashkie në Itali. Ligji Rosato dhe Ligji Tatarella aplikohet si me votim të mbyllur, dhe me votim të hapur. Kjo rrëzon tezen e Edi Ramës se për shkak se hapet lista, duhen hequr koalicionet. Është një model që është përdorur në Francë, në Belgjikë. Koalicioni me listë të përbërë është në fuqi në Itali, një nga vendet demokratike të BE”, u shpreh Bylykbashi.

[gallery columns="1" td_select_gallery_slide="slide" ids="419174,419175,419176,419177,419178,419179"]

[caption id="attachment_419184" align="alignleft" width="723"] Fletë votimi e propozuar nga PD për zgjedhjet e 2021[/caption]

Të fundit