Flash News

KRYESORE

PD: Shkolla e Magjistraturës shkel ligjin e vettingut dhe bën testimin në fshehtësi të plotë

PD: Shkolla e Magjistraturës shkel ligjin e vettingut dhe bën testimin

Partia Demokratike, përmes deputetit Gent Strazimiri, deklaroi se shkolla e Magjistraturës është vënë në shërbimin politik të kryeministrit për të ndikuar vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Në kundërshtim me ligjin e vettingut, Shkolla e Magjistraturës ka zhvilluar testimin e aftësive profesionale të subjekteve të rivlerësimit në fshehtësi të plotë, pa transparencë dhe pa asnjë njoftim publik. Ky proces i drejtuar nga kamikazi i Edi Ramës në Shkollën e Magjistraturës është jetik për të ardhmen e sistemit dhe mungesa e transparencës është shenjë e qartë se po zbatohet projekti i Edi Ramës për kapjen e drejtësisë përmes emërimeve të reja”, deklaroi Strazimiri.

Partia Demokratike, shtori Strazimiri, shpreh shqetësimin për mungesën e transparencës në këtë proces jetik për garantimin e pavarësisë së sistemit të drejtësisë dhe eficencën e tij teksa paralajmëroi edhe mos njohjen e procesit.

“Shkolla e Magjistraturës ka detyrimin të informojë publikisht për datën e zhvillimit të këtij procesi. Testimi i aftësive profesionale për gjyqtarët dhe prokurorët  e rinj në shkelje të ligjit të vettingut dhe në mungesë të plotë transparence është treguesi që procesi është i korruptuar dhe i deformuar dhe që po zhvillohet nën ndikimin e plotë të Qeverisë. Partia Demokratike nuk do të njohë asnjë proces të rekrutimeve të reja në sistemin e drejtësisë që është i korruptuar, jo transparent dhe i ndikuar politikisht”, tha Strazimiri.

Të fundit