Flash News

KRYESORE

PD: Shqipëria në zi, Edi Rama arreston besimtaren e Zotit!

PD: Shqipëria në zi, Edi Rama arreston besimtaren e Zotit!

Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi ka reaguar për arrestimin e Xhulia Aliajt, vajza e cila u vu sot në pranga pasi përhapi panik në Facebook për situatën e tërmetit.

Përmes një shënimi në rrjetet sociale, Vokshi shkruan se Edi Rama arreston një besimtare të Zotit, në kulmin e panikut.

Edhe kleriku Dom Gjergj Meta reagoi për arrestimin e Aliajt, për të cilën tha se e njeh personalisht dhe është një qytetare e mirë.

Reagimi i Vokshit

“Shqipëria në zi, Edi Rama arreston besimtaren e Zotit!

Në kulmin e panikut, të pasigurisë, kur Shqipëria mban zi për 49 jetë të humbura, nga tërmeti, Edi Rama nuk heq dorë nga sjellja qesharake prej një diktatori të vogël, i mbetur në tentativë.

Edi Rama ka udhëruar arrestimin e studentes Xhulia Aliaj, për fajin e vetëm se ka publikuar facebook një shkrim te gazetës se Vatikanit “Avennire.it” për rrezikun e shpërthimit të depozitave në Porto Romano. Nje frikë legjitime, në një kohë kur lëkundjet e tërmeteve vazhdojnë ende pa pushim", shkruan Vokshi.

Të fundit