Flash News

KRYESORE

‘PD s’ka ndryshuar asnjë centimetër nga poziconi i saj’, Bylykbashi tregon se çfarë ju kërkua maxhorancës në mbledhjen e Këshillit Politik

‘PD s’ka ndryshuar asnjë centimetër nga poziconi i

Pas mbledhjes të Këshillit Politik e cila zgjati 3 orë, kanë folur Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

Në fjalën e tij Bylykbashi tha se se opozita nuk ka ndryshuar qëndrimet e saj, ndërsa theksoi se kusht për vijimin e diskutimit janë listat e hapura 100%, duke ruajtur këtë model të koalicioneve parazgjedhore.

Kërkuam nga maxhoranca që të shprehet nëse është dakord për tu hapur listat e kandidatëve. përsëri u ndeshëm me refuzimin e PS për këtë kompromis. PD s’ ka ndryshuar asnjë centimetwr nga qwndrimi i saj. E bëmë të qartë që janë veprime që do të prishin marrëveshjen e 5 qershorit. Propozuam të hiqet dorë nga ndryshime e njëanshme, për të garanutaur që procesi të mbetet i paprekur ndryshimet kushtetuese e ligjore të jenë bashkë. Kemi një model të konsoliduar prej 17 vitesh. S’ka prodhuar krizë modeli i koalicioneve. Edi Rama luan përpara zgjedhjeve me shqiptarët.

Rama kërkon të konfuzojë për të arritur qëllimet  e tij nga frika që ka. Jemi gati të vijojmë bashkëpunimin me transparencë dhe konsensus”, tha Bylykbashi.

Ndërsa Petrit Vasili tha:

“Opozita e thotë qartë, po hapim listat 100  përqind e jo me 2 të 3-at. Shprehemi me pikën që ka të bëjë në kushtetutë. PS është e trembur nga humbja."

Të fundit