Flash News

KRYESORE

PD sulmon paketën e kryeministrit: Ligji “Rama Kap Ça të Kapësh” i merr kompetencat SPAK-ut dhe BKH-së

PD sulmon paketën e kryeministrit: Ligji “Rama Kap Ça të

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat ka reaguar për ngritjen e strukturës së Posaçme Anti-korrupsion e njohur ndryshe si SPAK, e cila do të hetojë korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar.

Duke përshëndetur ngritjen e SPAK, Bardhi akuzoi kryeministrin Rama si ‘kundërshtarin që e pengoi për tre vjet me radhë’.

Bardhi tha se nisma e kryeministrit ‘KÇK’ e cila u prezantuar sot, i merr kompetencat strukturës së SPAK.

“Me një shfaqje qesharake propagandistike, Edi Rama, njoftoi dublimin me ligj të SPAK-ut dhe BKH-së, duke i dhënë policisë kompetenca që Gjykata Kushtetuese ia rrëzoi 4 vjet më parë. Në thelb, ligji RKÇK – Rama Kap ÇA T’KAPËSH – nuk ka asnjë masë të re domethënëse nga ligjet ekzistuese kundër krimit të organizuar dhe mafias.

Masat e prezantuara janë sot ose në Kodin Penal, ose në ligjin antimafia. E reja e vetme e ligjit “Rama Kap Ça t’Kapësh” është marrja e kompetencave të SPAK-ut dhe BKH-së, duke ia dhënë ato një grupi nën kontrollin e Kryeministrit”-tha mes të tjerash Bardhi.

Ngrihet SPAK, KLP zgjedh në mënyrë unanime 8 anëtarët e parë

Të fundit