Flash News

KRYESORE

PD sulmon Ramën: 20 milionë euro në vit për inceneratorët korruptivë, ndërsa për pensionistët asnjë lek në fundvit

PD sulmon Ramën: 20 milionë euro në vit për

Ish-deputetja demokrate Orjola Pampuri, në një deklaratë për mediat pakuzoi kryeministrin Edi Rama se “u ka dhënë 20 milionë euro në vit  inceneratorëve të tij korruptivë, por nuk ka asnjë lek për pensionistët në fundviti”.

Pampuri theksoi me programin e PD, në Shqipëri nuk ka për të patur pension nën 250 mijë lekë në muaj dhe pagë minimale nën 400 euro në muaj.

“ Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se 19.2% e familjeve shqiptare ushqehen me lista.

 1 në 3 familje janë në pamundësi për të përmbushur nevojat bazë për ushqim dhe veshje.

Shkaku i vetëm për këtë gjendje të mjeruar, për rritjen e kostos së jetësës, për shpunësimin masiv, për pamundësinë për të gjetur një vend pune, është pasurimi i Edi Ramës dhe i një grushti oligarkësh rreth tij.

Që Shqipëria të dalë nga mjerimi migjenian ku e zhytur Edi Rama i duhet një qeveri e ndershme, e cila nuk punon për klientët e kryeministrit, por për mirqenien e qytetarëve të saj.

Partia Demokratike është e gatshme ta kryejë këtë mision. Me programin tonë, në Shqipëri nuk ka për të patur pension nën 250 mijë lekë në muaj dhe pagë minimale nën 400 euro në muaj.

Ne kemi njerëzit më të mirë për ta realizuar këtë program dhe vullnetin politik për të sjellë ndryshimin dhe për të rikthyer shpresën”-tha ndër të tjera Pampuri.

Të fundit