Flash News

KRYESORE

PD sulmon Veliajn: Kërkon të bëjë rolin e kllounit si shpëtimtar, duhet të ishte në burg për vrasjen e Ardit Gjoklajt

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka sulmuar kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj.

Në një postim në Facebook, duke sjellë edhe një foto të Veliajt me Spiropalin, së bashku me fëmijë, Këlliçi shkruan se e gjitha është shtirje.

‘Bashke me pushtetin, Erion Veliaj e di mire qe humbet dhe lirine dhe shkon prapa hekurave’-shkruan Këlliçi.

“Erion Veliaj duhet te ishte ne burg per vrasjen e Ardit Gjoklajt! Erion Veliaj duhet te ishte prapa hekurave per vjedhje e korrupsion. Erion Veliaj u rriti cmimin e ujit qytetareve, ndersa rubinetet jane thare. Erion Veliajt i duhet termeti vetem per vjedhjen e rradhes.

Pasi u zhduk ne Londer me leket e atyre me te cilet pastron parate me kullat ne Tirane gjate diteve te termetit, sot kerkon te beje rolin e kllounit si shpetimtar. Ne fakt pas kesaj fytyre te shtirur, fshihet perpjekja per vjedhjen e rradhes, fshihet ankthi per pushtetin qe po i rreshket nga kembet dita dites. Bashke me pushtetin, Erion Veliaj e di mire qe humbet dhe lirine dhe shkon prapa hekurave.

Fytyra e vrerosur e Erion Veliajt sot, tregonte deshperimin nga kushtet e Bundestagut, nder te cilat dhe ligjshmeria e votimeve fasade te 30 qershorit. Mashtruesi serial e ka humbur qetesine, sepse pastrimi i parave qe po kryen ne Tirane dhe milionat e mbetura peng me Teatrin Kombetar, do te jene fundi i tij politik!”-shkruan Këlliçi në Facebook.

 

Të fundit