Flash News

KRYESORE

PD: Tahiri disponon të gjitha provat e lidhjeve të Ramës me çdo grup të pushtetshëm kriminal në Shqipëri

PD: Tahiri disponon të gjitha provat e lidhjeve të Ramës me

Partia Demokratike, përmes deputetit Flamur Noka, tha se po bëhet dita e katër që Saimir Tahiri po lëviz rrugëve të Tiranës dhe nuk po arrestohet.

“Mos arrestimi i Saimir Tahirit është dëshmia se ish-ministri i Brendshëm, trafikant droge, nuk kishte nevojë për imunitet parlamentar përsa kohë ai kishte imunitet mbrojtjen që i bënte kryeministri i vendit.

Fakti se asgjë nuk ka ndryshuar, pavarësisht se Tahiri është pa imunitet, është dëshmi e qartë e pazarit Rama-Tahiri për të mbyllur dosjen e ish-ministrit të Brendshëm”, deklaroi Ndoka.

Më tej, deputeti demokrat tha se ish-ministri i Brendshëm disponon prova të lidhjes së kryeministrit me banda kriminale.

“Edi Rama është peng i krimit të organizuar dhe Saimir Tahiri disponon të gjitha provat e lidhjeve të Edi Ramës me çdo grup të pushtetshëm kriminal në Shqipëri.

Edi Rama është peng i dosjes së kokainës së Xibrakës ku është i përfshirë vëllai i tij dhe Saimir Tahiri disponon të gjitha provat që e lidhin Olsi direkt me këtë trafikun e kokainës.

Janë të gjitha këto dosje të rënda që e detyruar Edi Ramën të zhbëjë reformën në drejtësi dhe të marrë në kontroll në kontroll të plotë Prokurorinë”, u shpreh Ndoka.

Deputeti i PD-së e mbyll deklaratën e tij duke paralajmëruar se “vendi i Edi Ramës së bashku me Saimir Tahirin dihet tashmë ku është, tek ‘313’-ta”.

Të fundit