Flash News

KRYESORE

“PD do të shkrihet si parti”, Paloka i përgjigjet Ramës: Nuk mund të zhdukësh shumicën e shqiptarëve

“PD do të shkrihet si parti”, Paloka i përgjigjet

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka i është përgjigjur sot nga ‘Çadra e Lirisë’ deklaratave të kryeministrit Edi Rama se PD po shkon drejt zhdukjes si parti.

Paloka iu drejtua qytetarëve duke i pyetur lidhur me deklaratën e Ramës dhe mes ovacionesh tha se PD nuk do të lejojë të zhduket shumica e shqiptarëve. Po ashtu kreu i Grupit parlamentar të PD i bëri thirrje shqiptarëve të bëhen bashkë më 13 maj në protestën e opozitës.

“E keni dëgjuar kryeministrin kur thotë se do zhduket PD? Si mendoni ju? A mund të zhduket shumica e shqiptarëve?

 -Kurrë…

Të bëhemi bashkë më 13 maj, fitore” tha Paloka.

Të fundit